Philips Sonicare DiamondClean HX9392/39 Manual page 130

Hide thumbs Also See for Sonicare DiamondClean HX9392/39:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
130
Shqip
Pastrimi
Shënim: Mos e pastroni në enëlarëse kokën e furçës, dorezën,
bazamentin e ngarkimit ose kutinë me fole "USB" për udhëtim. Gota
mund të lahet në enëlarëse.
Doreza e furçës së dhëmbëve
1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me
ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së
dhëmbëve (Fig. 14).
Shënim: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit metalik me
objekte të mprehta, pasi mund ta dëmtoni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Shënim: Mos përdorni alkool izopropili për polirim, uthull ose
zbardhues për të pastruar dorezën, pasi mund të çngjyroset.
Koka e furçës
1 Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi (Fig. 15).
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e
kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.
Bazamenti i ngarkimit
Përdorni një leckë të njomë për të fshirë sipërfaqen e bazamentit të
ngarkimit. Sigurohuni që të pastroni sipërfaqet nga pasta e dhëmbëve
ose mbetjet e tjera.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë "Philips Sonicare", hiqni
ngarkuesin nga priza elektrike, pastrojeni dhe ruajeni në një vend të
freskët dhe të thatë larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
Ndërrimi
Koka e furçës
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips
Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe
"Philips Sonicare".

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents