Philips Sonicare 2 Series Manual page 107

Hide thumbs Also See for Sonicare 2 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
- Për të çaktivizuar "Easy-start":
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda. Do të
dëgjoni 1 tingull dhe treguesi i nivelit të baterisë do të ndizet në të
verdhë për të treguar se funksioni "Easy-start" është çaktivizuar.
Shënim: Secila prej 14 larjeve të para duhet të zgjasë të paktën 1
minutë për të kaluar siç duhet nëpër ciklin e rritjes së energjisë së
"Easy-start".
Shënim: Përdorimi i funksionit "Easy-start" përtej periudhës fillestare
të rritjes së energjisë nuk rekomandohet dhe redukton efikasitetin e
furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" në heqjen e pllakave.
Pastrimi
Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" duhet të pastrohet rregullisht
për të hequr pastën e dhëmbëve dhe mbetjet e tjera. Mospastrimi i
furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" mund të çojë në një produkt
johigjienik dhe dëmtime të mundshme të tij.
Paralajmërim: Mos i pastroni kokat e furçës, dorezën apo ngarkuesin
në enëlarëse.
Doreza e furçës së dhëmbëve
1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me
ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni mbetjet e pastës së
dhëmbëve (Fig. 10).
Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit metalik me
objekte të mprehta, pasi mund ta dëmtoni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Koka e furçës
1 Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo përdorimi (Fig. 11).
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e
kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.
Ngarkuesi
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë.
107
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents