Philips Sonicare 2 Series Manual page 105

Hide thumbs Also See for Sonicare 2 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4 Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të dhëmbëve me fijet e
furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje të vogla prapa dhe para në
mënyrë që fijet e furçës të futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me
këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë. Mos fërkoni.
5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë,
anojeni dorezën e furçës në drejtim gjysmëvertikal dhe kryeni disa
lëvizje vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb (Fig. 7).
Shënim: Për të siguruar larjen e njëtrajtshme në të gjithë gojën,
ndajeni këtë të fundit në 4 seksione duke përdorur funksionin
"Quadpacer" (shih kapitullin "Funksionet").
6 Filloni larjen e dhëmbëve në seksionin 1 (pjesa e jashtme e
dhëmbëve të sipërm) dhe lajini për 30 sekonda para se të kaloni
në seksionin 2 (pjesa e brendshme e dhëmbëve të sipërm).
Vazhdoni larjen në seksionin 3 (pjesa e jashtme e dhëmbëve të
poshtëm) dhe lajini për 30 sekonda para se të kaloni në seksionin
4 (pjesa e brendshme e dhëmbëve të poshtëm).
7 Pasi të keni përfunduar ciklin e larjes, mund të lani për pak kohë
sipërfaqet e bluarjes së ushqimit dhe zonat me njolla. Mund të lani
edhe gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve ndezur ose fikur,
sipas dëshirës (Fig. 9).
Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është e sigurt për t'u
përdorur në:
- Telat e dhëmbëve (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur
përdoren tek telat e dhëmbëve)
- Restaurime dentare (mbushje, kurora, këllëfë)
Shënim: Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" përdoret në studime
klinike, doreza duhet të jetë e ngarkuar plotësisht dhe funksioni
"Easy-start" duhet të jetë i çaktivizuar.
Gjendja e baterisë (kur doreza nuk është vendosur në
ngarkues)
- Treguesi i verdhë i nivelit të baterisë tregon nivel të ulët ngarkimi.
- Treguesi i gjelbër i nivelit të baterisë tregon nivel të lartë ngarkimi.
105
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents