Philips Sonicare 2 Series Manual page 103

Hide thumbs Also See for Sonicare 2 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në mishrat e
dhëmbëve gjatë 2 muajve të kaluar, konsultohuni me dentistin tuaj
përpara se të përdorni furçën e dhëmbëve.
- Konsultohuni me dentistin nëse pas përdorimit të furçës së
dhëmbëve keni gjakosje të tepërt ose nëse gjakosja vazhdon edhe
pas javës së parë të përdorimit. Konsultohuni me dentistin edhe
nëse keni shqetësime ose dhimbje gjatë përdorimit të "Philips
Sonicare".
- Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" pajtohet me standardet e
sigurisë për pajisjet elektromagnetike. Nëse mbani stimulues
kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose
prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara
përdorimit të "Philips Sonicare".
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve,
mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës. Mos e përdorni për asnjë
qëllim tjetër. Nëse keni shqetësime ose dhimbje, ndaloni
përdorimin e pajisjes dhe kontaktoni mjekun.
- Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është një pajisje kujdesi
personal dhe nuk ka synim përdorimin nga disa pacientë në klinika
apo institucione dentare.
- Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të
përthyera. Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara
nëse shfaqen shenja konsumimi. Mos përdorni koka furçe të
ndryshme nga ato që rekomandon prodhuesi.
- Nëse pasta e dhëmbëve përmban peroksid, sodë buke ose
bikarbonat (të zakonshëm në pastat zbardhuese të dhëmbëve),
pastroni mirë kokën e furçës me sapun dhe ujë përpara çdo
përdorimi. Kështu parandalohet krisja e mundshme e plastikës.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja "Philips" pajtohet me të gjitha standardet dhe rregulloret në
fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
"Philips Sonicare" juaj (Fig. 1.)
1
Kapaku higjienik për udhëtim
2 Koka e furçës me identifikues unik
3 Doreza
103
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents