106
Shqip
- Treguesi i nivelit të baterisë fiket kur niveli i ngarkimit të saj është
midis nivelit të ulët dhe të lartë.
Shënim: Dëgjimi i 3 tingujve dhe pulsimi i llambës së verdhë të
treguesit të nivelit të baterisë tregon se niveli i ngarkimit të baterisë
është nën 10% dhe se furça e dhëmbëve duhet ringarkuar.
Shënim: Për ta mbajtur baterinë të ngarkuar plotësisht gjatë gjithë
kohës, mund ta mbani "Sonicare" në ngarkim kur nuk e përdorni.
Funksionet
Quadpacer
- "Quadpacer" është një kohëmatës me intervale tingujsh dhe
ndalimesh të shkurtra për t'ju kujtuar që t'i lani 4 seksionet e gojës
njëtrajtësisht dhe tërësisht. (Fig. 8)
Smartimer
"Smartimer" tregon përfundimin e ciklit të larjes duke e fikur
automatikisht furçën e dhëmbëve në fund të ciklit.
Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të lahen për jo më
pak se 2 minuta, dy herë në ditë.
Shënim: Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni nisur ciklin
e larjes, furça e dhëmbëve do të ndalojë. "Smartimer" rivendoset pas
30 sekondash ndalimi.
Easy-start
Funksioni "Easy-start" e rrit ngadalë energjinë gjatë 14 larjeve të para
për t'ju ndihmuar të mësoheni me larjen e dhëmbëve me furçën e
dhëmbëve "Philips Sonicare". Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare"
ofrohet me funksionin "Easy-start" të aktivizuar.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit "Easy-start":
Vendoseni dorezën në ngarkuesin e futur në prizë.
- Për të aktivizuar "Easy-start":
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda. Do të
dëgjoni 2 tinguj dhe treguesi i nivelit të baterisë do të ndizet në të
gjelbër për të treguar se funksioni "Easy-start" është aktivizuar.