Philips Sonicare DiamondClean 300 Series Manual page 120

Hide thumbs Also See for Sonicare DiamondClean 300 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
120
Shqip
Ndërrimi
Koka e furçës
Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips
Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe
"Philips Sonicare".
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 28).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të
rikarikueshme të integruar e cila nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 29) (2006/66/EC). Ne ju
këshillojmë fort që ta dërgoni produktin tuaj në një pikë
grumbullimi zyrtare ose në një qendër shërbimi të Philips, në
mënyrë që heqja e baterisë së rikarikueshme të kryhet nga një
profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të
produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të
rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e
pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së ringarkueshme
Paralajmërim: Hiqeni baterinë e ringarkueshme vetëm kur të hidhni
pajisjen. Sigurohuni që bateria të jetë plotësisht e shkarkuar kur ta
hiqni.
Për të hequr baterinë e ringarkueshme ju nevojitet një peshqir ose
leckë, si dhe një çekiç dhe një kaçavidë me kokë të rrafshët
(standarde). Zbatoni masat paraprake bazë të sigurisë gjatë ndjekjes
së procedurës së përshkruar më poshtë. Sigurohuni të mbroni sytë,
duart, gishtat dhe sipërfaqen mbi të cilën punoni.
1 Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e ringarkueshme, hiqni
dorezën nga ngarkuesi, ndizni "Philips Sonicare" dhe lëreni të
punojë derisa të ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa "Philips
Sonicare" të mos ndizet më.
2 Hiqeni kokën e furçës dhe hidheni. Mbulojeni të gjithë dorezën me
një peshqir ose leckë (Fig. 19).

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents