Philips Sonicare DiamondClean 300 Series Manual page 118

Hide thumbs Also See for Sonicare DiamondClean 300 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
118
Shqip
Njohja me "Philips Sonicare"
Easy-start
Funksioni "Easy-start" e rrit ngadalë energjinë gjatë 14 larjeve të para
për t'ju ndihmuar të mësoheni me larjen e dhëmbëve me "Philips
Sonicare". Funksioni "Easy-start" punon në të gjitha modalitetet
përveç modalitetit të pastrimit të gjuhës. Ky model i "Philips Sonicare"
ofrohet me funksionin "Easy-start" të aktivizuar.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksionit "Easy-start"
1 Vendoseni dorezën në ngarkuesin e futur në prizë.
Për të aktivizuar "Easy-start":
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda. Do të
dëgjoni 2 tinguj që sinjalizojnë aktivizimin e funksionit "Easy-start".
Për të çaktivizuar "Easy-start":
Shtypni dhe mbani butonin e ndezjes/fikjes për 2 sekonda. Do të
dëgjoni 1 tingull që sinjalizon çaktivizimin e funksionit "Easy-start".
Shënim: Përdorimi i funksionit "Easy-start" përtej periudhës fillestare
të rritjes së energjisë nuk rekomandohet dhe redukton efikasitetin e
"Philips Sonicare" në heqjen e pllakave.
Shënim: Secila prej 14 larjeve të para duhet të zgjasë të paktën 1
minutë për të kaluar siç duhet nëpër ciklin e rritjes së energjisë së
"Easy-start".
Marrja e pajisjes me vete në udhëtim
Ngarkimi përmes prizës
1 Vendoseni dorezën në kutinë (Fig. 13) e ngarkimit për udhëtim.
2 Futni kordonin "USB" në ushqyesin e dhënë dhe lidheni në një
prizë (Fig. 14) elektrike.
- Llamba treguese e ngarkimit pulson në të gjelbër derisa është
ngarkuar plotësisht. (Fig. 16)
Ngarkimi me "USB"
1 Hiqeni kordonin "USB" nga foleja e kutisë për udhëtim dhe futni
fishën "USB" në një fole "USB". (Fig. 16)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents