Makita LH1201FL Instruction Manual page 36

Table top miter saw
Hide thumbs Also See for LH1201FL:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pasi të keni ndryshuar këndin e prerjes së pjerrët,
gjithmonë siguroni krahun duke shtrënguar levën
në drejtim orar.
Veprimi i ndërrimit
Fig.8
KUJDES:
Përpara se të nisë puna, sigurohuni që vegla
mund të ndizet dhe të fiket.
Për të ndezur veglën, shtypni butonin ON ( I ) (ndezur).
Për ta fikur shtypni butonin OFF ( O ) (fikur).
Ndezja e llambave
Fig.9
Shtypni pozicionin e sipërm të çelësit për ta ndezur
llambën dhe pozicionin e poshtëm për ta fikur.
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Veprimi me rreze lazer
Fig.10
KUJDES:
RREZATIMI LAZER
Mos shikoni në rreze.
Për të ndezur rrezen lazer, shtypni pozicionin e sipërm
(I) të çelësit. Për të çaktivizuar rrezen lazer, shtypni
pozicionin e poshtëm (0) të çelësit.
Rregullimi i pjesës së sipërme dhe të
poshtme të bankës
Fig.11
Për të rregulluar pjesën e sipërme dhe të poshtme të
bankës, lironi dy levat duke i rrotulluar në drejtim
kundërorar dhe më pas rrotulloni çelësin. Për ta ngritur
bankën, rrotullojeni çelësin në drejtim orar. Për ta ulur
bankën, rrotullojeni çelësin në drejtim kundërorar.
Shtrëngojini fort këto leva pas rregullimit.
PARALAJMËRIM:
Pozicionojeni bankën në pozicionin më të lartë
gjatë përdorimit të veglës në modalitetin e sharrës
për prerje me kënd dhe në pozicionin e dëshiruar
gjatë përdorimit në modalitetin e sharrës së
tavolinës (modaliteti i sharrës së bankës).
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Vendosja ose heqja e diskut të sharrës
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe e
hequr nga priza përpara se ta instaloni ose hiqni
diskun.
Përdorni vetëm çelësa hekzagonalë Makita për
instalimin apo heqjen e diskut. Mospërdorimi i
këtyre çelësave mund të çojë në mbishtrëngim
ose shtrëngim jo të mjaftueshëm të bulonit
hekzagonal. Kjo mund të shkaktojë lëndim trupor.
Sigurojeni bankën në pozicionin më të lartë.
Bllokoni dorezën në pozicionin e ngritur duke shtypur
kunjin bllokues.
Fig.12
Fig.13
Më pas, përdorni çelësin me fole për të liruar bulonin
hekzagonal që mban kapakun qendror duke e rrotulluar
në drejtim kundërorar. Ngrini mbrojtësen e poshtme të
diskut A dhe kapakun qendror, ndërkohë që shtyni
majtas levën pranë dorezës.
Fig.14
Shtypni bllokuesin e boshtit për të bllokuar boshtin dhe
përdorni çelësin me fole për të liruar bulonin hekzagonal
në drejtim orar. Më pas, hiqni bulonin hekzagonal,
flanxhën e jashtme dhe diskun.
Fig.15
Për montimin e diskut, vendoseni me kujdes në bosht
duke u siguruar që drejtimi i shigjetës në sipërfaqen e
diskut të përputhet me drejtimin e shigjetës në kutinë e
diskut. Instaloni flanxhën e jashtme dhe bulonin
hekzagonal dhe më pas përdorni çelësin me fole për të
shtrënguar bulonin hekzagonal (majtas) në mënyrë të
sigurt në drejtim kundërorar, ndërkohë që mbani shtypur
bllokuesin e boshtit.
Fig.16
Fig.17
Fig.18
KUJDES:
Unaza me diametër të jashtëm 25,4 mm ose 30
mm është e instaluar që në fabrikë në bosht. Para
se të montohet disku në bosht, sigurohuni
gjithmonë që në bosht të jetë instaluar unaza e
saktë për vrimën e boshtit të diskut që keni ndër
mend të përdorni.
Ktheni mbrojtësen e poshtme të diskut A dhe kapakun
qendror në pozicionin e tyre fillestar. Më pas shtrëngoni
bulonin hekzagonal në drejtim orar për të siguruar
kapakun qendror. Ngrini mbrojtësen e diskut B deri në
fund dhe shtrëngoni mirë vidën shtrënguese, ndërkohë
që e mbani në pozicionin ngritur. Ulni dorezën për t'u
siguruar se mbrojtëset e poshtme të diskut lëvizin siç
duhet. Përpara kryerjes së prerjes, sigurohuni që
bllokuesi i boshtit e ka liruar boshtin.
36

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents