Informacione Për Mjedisin - JVC LT-32VH3905 Instructions Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

  • ENGLISH, page 78
Klasës 1 që është i sigurt në kushte përdorimi të
parashikuara normalisht.
PARALAJMËRIMET:
Mos e gëlltitni baterinë - rrezik nga djegiet kimike
Ky produkt ose aksesorët e tij mund të kenë një
bateri pilë/pllakë. Në rast se bateria pllakë gëlltitet,
ajo mund të shkaktojë djegie të brendshme të rën-
da në vetëm 2 orë dhe mund të shkaktojë vdekjen.
Mbajini bateritë e reja dhe të përdorura larg nga
fëmijët.
Në rast se ndarja e baterisë nuk mbyllet mirë, nda-
loni përdorimin e produktit dhe mbajeni larg nga
fëmijët.
Në rast se mendoni se mund të jenë gëlltitur bate-
ritë ose të jenë vendosur brenda një pjese të trupit,
kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.
– – – – – – – – – – – –
Mos e vendosni asnjëherë aparatin e televizorit në
një vend të paqëndrueshëm ose të pjerrët. Aparati
i televizorit mund të bjerë, duke shkaktuar lëndi-
me të rënda personale ose edhe vdekjen. Shumë
lëndime, sidomos për fëmijët, mund të shmangen
duke marrë masa paraprake të thjeshta si;
• Përdorimi i rafteve ose mbështetëseve të
rekomanduara nga prodhuesi i aparatit të
televizorit.
• Përdorimi vetëm i mobilieve që e mbajnë aparatin
e televizorit në mënyrë të sigurt.
• Të siguroni që aparati i televizorit nuk varet në
buzë të mobilies ku është vendosur.
• Të mos e vendosni aparatin e televizorit mbi
mobilie të ndryshme (për shembull, bufe ose
biblioteka) pa i lidhur mobiliet dhe aparatin e
televizorit me një mbështetëse të përshtatshme.
• Mos e vendosni televizorin mbi rroba ose materiale
të tjera të vendosura mes televizorit dhe mobilies
mbajtëse.
• Edukimi i fëmijëve për rreziqet nga ngjitja mbi
mobilie për të kapur aparatin e televizorit ose
komandat e tij. Nëse e merrni dhe e vendosni në
një vend tjetër aparatin ekzistues të televizorit,
duhet të zbatoni të njëjtat udhëzime.
– – – – – – – – – – – –
Aparatet e lidhura me tokëzimin mbrojtës të siste-
mit të ndërtesës nëpërmjet lidhjes së rrjetit elektrik
ose nëpërmjet aparateve të tjera me një lidhje në
tokëzimin mbrojtës - dhe me një sistem televiziv
të shpërndarjes duke përdorur një kabllo koaksial
mund të jenë krijojnë një rrezik zjarri në disa rret-
hana. Për këtë arsye lidhja me një sistem televiziv
shpërndarës duhet të sigurohet nëpërmjet një pa-
jisje që garanton izolimin elektrik nën një gamë të
caktuar frekuencash (izolues i galvanizuar)
PARALAJMËRIMET PËR MONTIMIN
• Lexoni udhëzimet para se të montoni televizorin
në mur.
• Paketa e montimit në mur është opsionale. Mund
ta merrni atë nga shitësi lokal, nëse nuk përfshihet
bashkë me televizorin.
• Mos e montoni televizorin në tavan ose në një
mur të pjerrët.
• Përdorni vidhat e specifikuara të montimit në mur
dhe aksesorët e tjerë të specifikuar.
• Shtrëngoni mirë vidhat e montimit në mur për të
parandaluar rënien e televizorit. Mos i shtrëngoni
shumë vidhat.
Informacione për Mjedisin
Ky televizor është projektuar për të qenë miqësor me
mjedisin. Për të ulur konsumin e energjisë, mund të
ndiqni këta hapa:
Nëse e vendosni Kursimin e energjisë në Minimum,
Mesatar, Maksimum ose Automatik, televizori
do të ulë përkatësisht konsumin e energjisë. Nëse
dëshironi ta vendosni Dritën e sfondit në një vlerë
të fiksuar, caktojeni si E personalizuar dhe rregulloni
manualisht Dritën e sfondit (ndodhet nën parametrin
Kursimi i energjisë) duke përdorur butonat majtas ose
djathtas në telekomandë. Caktojeni si Joaktive për ta
çaktivizuar këtë parametër.
Shënim: Opsionet e disponueshme të Kursimit të energjisë
mund të ndryshojnë në Modalitetin e zgjedhur në menynë
Sistemi>Figura.
Parametrat e Kursimit të energjisë mund të gjenden
në menynë Sistemi>Figura. Kini parasysh se disa
parametra të figurës nuk do të jenë të disponueshme
për ndryshim.
Nëse shtypni butonin djathtas kur është zgjedhur
opsioni Automatik ose butonin majtas kur është
zgjedhur opsioni I personalizuar, në ekran do të
shfaqet mesazhi "Ekrani do të çaktivizohet për 15
sekonda". Zgjidhni Vazhdo dhe shtypni OK për të fikur
menjëherë ekranin. Nëse nuk shtypni asnjë buton,
ekrani do të fiket pas 15 sekondash.. Shtypni një
buton në telekomandë ose në televizor për ta ndezur
përsëri ekranin.
Shënim: Opsioni Ekrani joaktiv nuk është i disponueshëm
nëse Modaliteti është caktuar te Loja.
Kur televizori të mos jetë në përdorim, ju lutemi fikeni
dhe shkëputeni televizorin nga priza e rrjetit elektrik.
Kjo do të zvogëlojë gjithashtu konsumin e energjisë.
Shqip - 3 -
NË MUR

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents