Regjistrimi Me Zhvendosje Në Kohë; Regjistrimi I Menjëhershëm; Shikimi I Programeve Të Regjistruara; Konfigurimi I Regjistrimit - JVC LT-32VH3905 Instructions Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

  • ENGLISH, page 78
Për të përdorur regjistrimin, njësia USB duhet të ketë
2 GB hapësirë të lirë dhe të jetë e përputhshme me
USB 2.0. Nëse njësia USB nuk është e përshtatshme,
do të shfaqet një mesazh gabimi.
Për të regjistruar programe të gjata, si filma,
rekomandohet të përdorni njësi disku të ngurtë
(HDD) me USB.
Programet e regjistruara ruhen në diskun USB të lidhur.
Nëse dëshironi, ju mund të ruani/kopjoni regjistrimet në
një kompjuter, sidoqoftë, këta skedarë nuk do të jenë
të disponueshëm për t'u luajtur në një kompjuter. Ju
mund të lexoni regjistrimet vetëm me anë të TV tuaj.
Gjatë zhvendosjes në kohë mund të ndodhin vonesa
në Sinkronizimin e buzëve. Regjistrimi i radios nuk
mbështetet. Televizori mund të regjistrojë programe
deri në dhjetë orë.
Programet e regjistruara ndahen në pjesë prej 4 GB.
Nëse shpejtësia e shkrimit e diskut të lidhur USB nuk
është e mjaftueshme, regjistrimi mund të dështojë
dhe veçoria e zhvendosjes në kohë mund të mos jetë
e disponueshme.
Për këtë arsye rekomandohet të përdoren njësitë e
diskut USB për të regjistruar programet HD.
Mos e
hiqni
njësinë USB/HDD gjatë regjistrimit. Kjo gjë
mund të dëmtojë njësinë USB/HDD të lidhur.
Mbështetja për shumë ndarje të diskut është e
disponueshme. Mbështeten maksimumi dy ndarje të
ndryshme. Ndarja e parë e diskut USB përdoret për
veçoritë gati PVR. Ai duhet të formatohet si ndarje
parësore për t'u përdorur për veçoritë e gatshme
për PVR.
Disa paketa transmetimi mund të mos regjistrohen për
shkak të problemeve të sinjalit, si rrjedhojë ndonjëherë
videoja mund të ngrijë gjatë rileximit.
Butonat Regjistro, Luaj, Pauzë, Shfaq (për Dritaren e
listës së leximit) nuk mund të përdoret kur teleteksti
është aktiv. Nëse një regjistrim fillon nga kohëmatësi
kur teleteksti është aktiv, teleteksti fiket automatikisht.
Po ashtu përdorimi i teletekstit çaktivizohet kur ka një
regjistrim ose rilexim aktiv.
Regjistrimi me zhvendosje në kohë
Kur shikoni një program në transmetim, shtypni butonin
Pauzë për të kaluar në modalitetin e zhvendosjes në
kohë. Në modalitetin e zhvendosjes në kohë, programi
ndërpritet dhe regjistrohet njëkohësisht në diskun e
lidhur USB.
Shtypni përsëri butonin Lexo për të vazhduar me
programin e ndërprerë nga momenti ku ndaluat.
Shtypni butonin Ndalo për të ndaluar regjistrimin me
zhvendosje në kohë dhe për t'u kthyer në transmetimin
e drejtpërdrejtë.
Zhvendosja në kohë nuk mund të përdoret kur jeni në
modalitetin e radios.
Nuk mund të përdorni veçorinë e kthimit të shpejtë të
zhvendosjes në kohë para ecjes përpara të rileximit
me opsionin përpara shpejt.
Regjistrimi i menjëhershëm
Shtypni butonin Regjistro për të filluar menjëherë
regjistrimin kur jeni duke shikuar një program. Mund të
shtypni përsëri butonin Regjistro në telekomandë për
të regjistruar ngjarjen tjetër pasi të zgjidhni programin
tjetër nga EPG. Shtypni butonin Ndalo për të anuluar
regjistrimin e menjëhershëm.
Nuk mund të ndërroni transmetimet ose të shikoni
Shfletuesin e medias gjatë modalitetit të regjistrimit.
Gjatë regjistrimit të një programi ose gjatë zhvendosjes
në kohë, në ekran do të shfaqet një mesazh në rast se
shpejtësia e pajisjes USB nuk është e mjaftueshme.
Shikimi i programeve të regjistruara
Zgjidhni Bibliotekën e regjistrimeve nga menyja
e Shfletuesit të medias. Zgjidhni një artikull të
regjistruar nga lista (nëse është e regjistruar më parë).
Shtypni butonin OK për të parë Opsionet e leximit.
Zgjidhni një opsion dhe më pas shtypni butonin OK.
Shtypni butonin Ndalo për të ndaluar rileximin dhe
kthyer te Regjistrimet.
Ngadalë përpara
Nëse shtypni butonin Pauzë kur shikoni programet
e regjistruara, funksioni ngadalë përpara do të jetë
i disponueshëm. Mund të përdorni butonin Përpara
shpejt për të ecur ngadalë përpara. Shtypja disa herë
e butonit Përpara shpejt do të ndryshojë shpejtësinë
e ecjes ngadalë përpara.
Shënim: Menuja kryesore dhe elementet e menusë nuk do të
jenë të disponueshëm gjatë rileximit. Kini parasysh po ashtu
se kohëmatësi(t) i regjistrimit i caktuar më parë nuk do të
funksionojë kur përdorni menynë Regjistrimet.

Konfigurimi i regjistrimit

Zgjidhni elementin Parametrat e regjistrimeve në
menunë Shfletuesi i medias>Parametrat për të
konfiguruar parametrat e regjistrimit.
Formatimi i diskut: Ju mund të përdorni veçorinë
Formato diskun për formatimin e diskut të lidhur
USB. Kodi PIN kërkohet për të përdorur veçorinë e
Formatimit të diskut.
Shënim: Kodi PIN i paracaktuar mund të vendoset si 0000 ose
1234. Nëse keni caktuar një kod PIN (kërkohet në varësi të
shtetit të zgjedhur) gjatë Instalimit për herë të parë, përdorni
kodin PIN që keni caktuar vetë.
E RËNDËSISHME: Formatimi i njësisë USB do të
fshijë të GJITHA të dhënat në njësi dhe sistemi i
skedarëve do të konvertohet në FAT32. Në shumicën
e rasteve, gabimet e funksionimit do të rregullohen pas
formatimit, por do të humbni të GJITHA të dhënat tuaja.
Nëse në ekran shfaqet mesazhi
shkrimit e diskut USB shumë e ngadaltë për
regjistrimin" kur filloni një regjistrim, provoni ta rifilloni
Shqip - 14 -
"Shpejtësia e

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents