Funksionimi I Përgjithshëm I Televizorit; Përdorimi I Listës Së Kanaleve; Konfiguron Parametrat Prindërore; Guida Elektronike E Programeve (Epg) - JVC LT-32VH3905 Instructions Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

  • ENGLISH, page 78
Funksionimi i përgjithshëm i televizorit
Përdorimi i listës së kanaleve
Televizori rendit të gjitha stacionet e ruajtura në Listën
e kanaleve. Mund ta redaktoni këtë listë kanalesh, të
caktoni preferencat ose të caktoni stacionet aktive për
listim duke përdorur opsionet e Listës së kanaleve.
Shtypni butonin OK për të hapur Listën e kanaleve.
Mund t'i filtroni kanalet e renditura duke shtypur
butonin Blu ose duke hapur menunë Modifiko listën
e kanaleve duke shtypur butonin Jeshil për të bërë
ndryshime të përparuara në listën aktuale.
Menaxhimi i listës së preferencave
Mund të krijoni katër lista të ndryshme të kanaleve
tuaja të preferuara. Hyni në Listën e kanaleve në
menunë kryesore ose shtypni butonin Jeshil kur
në ekran të shfaqet Lista e kanaleve ipër të hapur
menunë Modifiko listën e kanaleve. Zgjidhni kanalin
e dëshiruar në listë. Mund të bëni shumë zgjedhje duke
shtypur butonin E verdhë. Më pas shtypni butonin
OK për të hapur menunë Opsionet e modifikimit të
kanaleve dhe zgjidhni opsionin Shto/hiq preferencat.
Shtypni përsëri butonin OK. Caktoni opsionin e
dëshiruar të listës në Aktiv. Kanali(et) i zgjedhur do të
shtohet te lista. Për të hequr një kanal ose disa kanale
nga një listë preferencash, ndiqni të njëjtat hapa dhe
caktoni opsionin e dëshiruar të listës në Joaktiv.
Mund të përdorni funksionin Filtro në menunë
Modifiko listën e kanaleve për të filtruar përgjithmonë
kanalet në Listën e kanaleve sipas preferencave të
tua. Me anë të këtij opsioni Filtro, mund të caktoni
një nga listat e preferencave që të shfaqet sa herë që
hapet Lista e kanaleve. Funksioni i filtrimit në menunë
Lista e kanaleve do të filtrojë vetëm Listën e kanaleve
të shfaqur aktualisht për të gjetur një kanal dhe për t'u
sintonizuar në të. Këto ndryshime nuk do të qëndrojnë
herën tjetër që do të hapni Listën e kanaleve nëse
nuk i ruani. Për të ruajtur ndryshimet në listë, shtypni
butonin E kuq pas filtrimit kur Lista e kanaleve është
e shfaqur në ekran.
Konfiguron Parametrat Prindërore
Opsionet e menysë Parametrat Prindërorë mund
të përdoren për t'i ndaluar përdoruesit të shikojnë
programe dhe kanale të caktuara, si dhe për përdorimin
e menyve. Këta parametra ndodhen në menynë
Sistemi>Parametrat>Prindërore.
Për të shfaqur opsionet e menysë së bllokimit prindëror
duhet të futni një numër PIN. Pas kodimit të numrit
të saktë PIN, do të shfaqet menuja e Parametrave
Prindërore.
Kyçi i menusë: Ky parametër aktivizon ose çaktivizon
aksesin në të gjitha menytë ose menytë e instalimit
të televizorit.
Kyçi i pjekurisë: Nëse është caktuar ky opsion,
televizori merr informacione pjekurie nga transmetimi
dhe nëse ky nivel pjekurie është i çaktivizuar, çaktivizon
aksesin në transmetim.
Shënim: Nëse opsioni i shtetit në Instalimin për herë të
parë është i caktuar si Francë, Itali ose Austri, vlera e Kyçit të
pjekurisë do të caktohet në 18 si e paracaktuar.
Kyçi për fëmijët: Nëse ky opsion është i caktuar si
AKTIV, televizori mund të kontrollohet vetëm nga
aparati i pultit. Në këtë rast butonat e kontrollit në
televizor nuk do të punojnë.
Vendosni PIN-in: Përcakton një numër të ri PIN.
Kodi PIN i paracaktuar i CICAM: Ky opsion do të
shfaqet si i zbehtë nëse nuk ka një modul CI të futur
në folenë CI të televizorit. Mund ta ndryshoni kodin PIN
të paracaktuar të CI CAM duke përdorur këtë opsion.
Shënim: Kodi PIN i paracaktuar mund të vendoset si 0000 ose
1234. Nëse keni caktuar një kod PIN (kërkohet në varësi të
shtetit të zgjedhur) gjatë Instalimit për herë të parë, përdorni
kodin PIN që keni caktuar vetë.
Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të
shtetit të zgjedhur në Instalimin për herë të parë.

Guida elektronike e programeve (EPG)

Disa kanale dërgojnë informacione mbi programet e
tyre të transmetimit. Shtypni butonin Epg për të parë
menunë Guida e Programeve.
Ka 3 lloje të ndryshme të strukturave të programacionit
të disponueshme, Plani i vijës kohore, Plani i listës
dhe Plani i tanishëm/tjetër. Për t'i ndërruar ato, ndiqni
udhëzimet në fund të ekranit.
Plani i vijës kohore
Zmadho (butoni i verdhë): Shtypni butonin E verdhë
për t'i parë ngjarjet në një interval më të madh kohor.
Filtro (butoni blu): Shfaq opsionet e filtrimit.
Thekso zhanrin (butoni i titrave): Shfaq menunë
Thekso zhanrin. Duke përdorur këtë karakteristikë
mund të kërkoni në bazën e të dhënave të guidës
së programeve sipas zhanrit. Do të kërkohet për
informacionin e disponueshëm në guidën e programit
dhe rezultatet që përputhen me kriteret tuaja do të
theksohen.
Opsionet (butoni OK): Shfaq opsionet e ngjarjes.
Detajet e ngjarjes (butoni Info): Shfaq informacione
të detajuara mbi ngjarjet e zgjedhura.
Dita tjetër/e mëparshme (butonat e programit +/-):
Shfaq ngjarjet e ditës tjetër ose të mëparshme.
Kërko (butoni Text): Shfaq menunë Kërkimi i guidës.
Tani (butoni i Burimit): Shfaq ngjarjen aktuale të
kanalit të zgjedhur.
Rec./Stop (Butoni i regjistrimit): Televizori do të
fillojë të regjistrojë ngjarjen e zgjedhur. Ju mund ta
shtypni përsëri për të ndaluar regjistrimin.
E RËNDËSISHME: Lidheni ose shkëputeni diskun USB kur
televizori është i fikur. Më pas duhet të ndizni televizorin për
të aktivizuar funksionin e regjistrimit.
Shënim: Kalimi te një transmetim ose burim tjetër nuk është
i disponueshëm gjatë regjistrimit.
Shqip - 20 -

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents