Rileximi I Mediave Me Hyrjen Usb; Regjistrimi I Një Programi - JVC LT-32VH3905 Instructions Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

  • ENGLISH, page 78
në ekranin tjetër. Shtypni butonin OK për të skanuar
satelitin e parë në listë.
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj
Analoge: Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit të
transmetimeve Analoge, televizori do të kërkojë për
transmetime dixhitale analoge pas përfundimit të
parametrave të tjerë fillestarë.
Përveç kësaj, mund të caktoni një tip transmetimi
si transmetimin e preferuar. Do t'i jepet përparësi
lloji të përzgjedhur të transmetimit gjatë procesit të
kërkimit dhe kanalet e tij do të radhiten në krye të
Listës së kanaleve. Kur të përfundoni, shtypni OK
për të vazhduar.
Në këtë moment mund të aktivizoni opsionin Modaliteti
i dyqanit. Ky opsion do të konfigurojë parametrat e
televizorit tuaj për ambientet e dyqaneve dhe në
varësi të modelit të televizorit në përdorim, veçoritë e
tij të mbështetura mund të shfaqen në krye të ekranit
si një banderolë informuese. Ky opsion është vetëm
për përdorim në dyqan. Rekomandohet të zgjidhni
Modalitetin e shtëpisë për përdorim në familje.
Ky opsion do të jetë i disponueshëm në menynë
Sistemi>Parametrat>Më shumë dhe mund të
çaktivizohet/aktivizohet më vonë.
Shtypni butonin OK në telekomandë për të vazhduar.
Pas përfundimit të parametrave fillestarë, televizori do
të fillojë të kërkojë për transmetimet e disponueshme
të tipave të zgjedhur të transmetimit.
Pasi të ruhen të gjitha stacionet e disponueshme, do të
shfaqen rezultatet e skanimit. Shtypni butonin OK për
të vazhduar. Më pas do të shfaqet menuja Modifiko
listën e kanaleve. Mund ta modifikoni listën e kanaleve
sipas preferencave tuaja ose mund të shtypni butonin
Menu për ta mbyllur dhe për të parë televizorin.
Gjatë kërkimit, mund të shfaqet një mesazh që ju pyet
nëse dëshironi t'i renditni kanalet sipas LCN-së(*).
Zgjidhni Po dhe shtypni OK për ta konfirmuar.
(*) LCN është sistemi i Numrit logjik të kanalit që organizon
transmetimet e disponueshme në përputhje me një sekuencë
të njohur numrash për kanalet (nëse ka).
Shënime:
Për të kërkuar për kanale M7 pas Instalimit për herë të parë,
duhet të kryeni përsëri instalimin për herë të parë. Ose shtypni
butonin Menu dhe hyni te menuja Instalimi>Automatik
Skanimi i kanaleve>Sateliti. Më pas ndiqni të njëjtat hapa
të përmendura më sipër në seksionin e satelitit.
Mos e fikni televizorin kur filloni instalimin për herë të parë. Kini
parasysh se disa opsione mund të mos jenë të disponueshme
në varësi të shtetit të zgjedhur.
Përdorimi i veçorisë SatcoDX (**)
Ju mund të kryeni veprimet e SatcoDX me anë të
menusë instalimi>Parametrat e satelitit. Në menunë
SatcoDX, ka dy opsione në lidhje me SatcoDx.
Mund të shkarkoni ose të ngarkoni të dhëna të
SatcoDX. Për të kryer këto funksione, duhet të lidhni
një pajisje USB me televizorin.
Mund të ngarkoni shërbimet aktuale dhe satelitët e
transponderët përkatës në televizor me një pajisje
USB.
Përveç kësaj mund të shkarkoni një nga skedarët e
SatcoDx të ruajtur në pajisjen USB te televizori.
Kur të zgjidhni një nga këta skedarë, të gjitha shërbimet
dhe satelitët e transponderët përkatës në skedarin e
zgjedhur do të ruhen në televizor. Nëse ka shërbime
tokësore, kabllore dhe/ose analoge të instaluara, ato
do të ruhen dhe vetëm shërbimet satelitore do të hiqen.
Më pas kontrolloni parametrat e antenës dhe bëni
ndryshimet e nevojshme. Mund të shfaqet një mesazh
gabimi "Nuk ka sinjal" nëse parametrat e antenës nuk
janë konfiguruar si duhet.
(**) Nëse kjo veçori mbështetet nga televizori juaj

Rileximi i mediave me hyrjen USB

Ju mund të lidhni njësi disku të ngurtë të jashtme 2.5" dhe 3.5"
(hdd me burim energjie të jashtëm) ose një kartë memorie
USB me televizorin duke shfrytëzuar hyrjet USB të televizorit.
E RËNDËSISHME! Krijoni kopje rezervë të skedarëve
në pajisjet ruajtëse para se t'i lidhni me televizorin.
Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për asnjë dëmtim
të skedarëve apo humbje të të dhënave. Lloje të
caktuara të pajisjeve USB (p.sh. lexuesit MP3) ose
njësitë e diskut të ngurtë USB/kartat e kujtesës mund
të mos përshtaten me televizorin. Televizori mbështet
formatimin e diskut FAT32 dhe NTFS, por regjistrimi
nuk do të jetë i disponueshëm me disqet e formatuara
NTFS.
Kur formatoni njësi disku të ngurtë USB me më shumë
se 1 TB (terabajte) hapësirë ruajtëse, mund të ndeshni
disa probleme gjatë procesit të formatimit.
Prisni pak para se ta vendosni dhe hiqni pajisjen,
pasi lexuesi mund të jetë duke lexuar skedarët.
Mosrespektimi i këtij hapi mund të shkaktojë dëmtim
fizik të lexuesit USB dhe të vetë pajisjes USB. Mos
e hiqni njësinë e diskut kur një skedar është duke
u lexuar.
Mund të përdorni pajisjet USB me hyrjet e USB-së së
televizorit. Në një rast të tillë rekomandohen pajisjet
USB të përfshira me furnizim energjie të jashtme.
Rekomandohet që të përdorni drejtpërdrejt hyrjen(et)
USB të televizorit nëse lidhni një disk të ngurtë USB.
Shënim: Kur shikoni skedarët e imazheve, menuja Shfletuesi
i medias mund të shfaqë vetëm 1000 imazhe të ruajtura në
pajisjen e lidhur USB.
Regjistrimi i një programi
E RËNDËSISHME: Kur përdorni një njësi disku
të re USB, rekomandohet që në fillim të formatoni
diskun duke përdorur opsionin e televizorit
"Formato diskun" në menunë Shfletuesi i
Medias>Parametrat>Parametrat e regjistrimit.
Për të regjistruar një program, duhet të lidhni një disk
USB me televizorin tuaj kur televizori të jetë i fikur.
Më pas duhet të ndizni televizorin për të aktivizuar
funksionin e regjistrimit.
Shqip - 13 -

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents