Kujdes Gjatë Përdorimit - Samsung RS6 N Series User Manual

Free standing appliance
Hide thumbs Also See for RS6 N Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 146
• Nëse keni vështirësi me ndërrimin e dritës jo LED, kontaktoni me një qendër
shërbimi të Samsung.
• Nëse produkti është i pajisur me llamba LED, mos i çmontoni vetë Kapakët e
llambave dhe llambat LED.
- Kontaktoni me qendrën e shërbimit të Samsung.
• Vendoseni fort spinën e korrentit në prizë.
• Mos përdorni një spinë elektrike të dëmtuar, kordonë elektrikë të dëmtuar ose
prizë muri të liruar.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kujdes gjatë përdorimit
KUJDES
• Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira që kanë shkrirë plotësisht. Mos
vendosni pije të karbonizuara ose shkumëzuese në dhomën e ngrirësit. Mos
vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.
- Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë
lëndime personale.
• Përdorni vetëm bërësin e akullit që është dhënë me frigoriferin.
• Lidheni sistemin e furnizimit me ujë të frigoriferit vetëm me ujë të pijshëm.
Për përdorimin e duhur të prodhuesit të akullit, nevojitet që presioni i ujit
të jetë 138~862 kPa. Nëse nuk do të jeni në shtëpi për një periudhë të gjatë
kohore (për shembull, për pushime) dhe uji apo aparati i akullit nuk do të
përdoren, mbyllni valvulën e ujit.
- Përndryshe, mund të shkaktohet rrjedhje e ujit.
• Nëse nuk do ta përdorni frigoriferin për një periudhë shumë të gjatë kohore
(3 javë e lart), boshatisni frigoriferin bashkë me mbajtësen e akullit, hiqeni
nga priza, mbyllni valvulën e ujit, hiqni lagështirën e tepërt nga muret
e brendshme dhe lërini dyert të hapura për të parandaluar erërat dhe
lagështinë.
Untitled-30 15
Shqip 15
2018-04-06
5:28:47

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents