Informacione Sigurie - Samsung RS6 N Series User Manual

Free standing appliance
Hide thumbs Also See for RS6 N Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 146

Informacione sigurie

• Para se të përdorni frigoriferin tuaj të ri Samsung, lexoni plotësisht këtë
manual për t'u siguruar që të dini si të përdorni veçoritë dhe funksionet që
ofron pajisja juaj me efikasitet dhe në mënyrë të sigurt.
• Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjeshmërie ose mendore, apo ata që
nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveçse nëse janë të monitoruar ose janë të
udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre.
• Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe
personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë
të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në
lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet
që përfshihen.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e
përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
• Paralajmërimet dhe Informacionet e Rëndësishme të Sigurisë në këtë manual
nuk mbulojnë të gjithë kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin.
Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykim të shëndoshë, të tregoni
vëmendje dhe kujdes kur instaloni, mirëmbani dhe përdorni pajisjen tuaj.
• Për shkak se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të
ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë disi nga ato të
përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të
jenë të zbatueshme. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën
më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacione në internet në
www.samsung.com.
• R-600a ose R-134a përdoret si ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në
pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të
parë cili ftohës është përdorur për frigoriferin tuaj. Kur ky produkt përmban
gaz të ndezshëm (ftohës R-600a), kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje
me hedhjen e sigurt të produktit.
Untitled-30 3
Shqip 3
2018-04-06
5:28:46

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents