Beko DC 7130 User Manual page 68

Up to 7kg capacity
Hide thumbs Also See for DC 7130:
Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

5.7 Funksioni ndihmës
Anulimi i paralajmërimit audio
Tharësja juaj do të lëshojë një sinjal audio kur
programi të ketë përfunduar. Nëse nuk doni ta
dëgjoni paralajmërimin audio, shtypni butonin
"Anulo paralajmërimin audio". Kur shtypet ky
buton, drita përkatëse do të ndizet dhe kur
programi të përfundojë nuk do të lëshohet
paralajmërimi audio.
C
Këtë funksion mund ta përzgjidhni
para ose pasi programi të ketë
nisur.
5.8 Treguesit e
paralajmërimeve
C
Treguesit e paralajmërimeve mund
të ndryshojnë sipas modelit të
pajisjes tuaj.
Pastrimi i filtrit
Pasi programi të përfundojë do të ndizet
një dritë paralajmëruese për t'ju kujtuar për
pastrimin e filtrit.
C
Nëse drita paralajmëruese
për pastrimin e filtrit ndizet
vazhdimisht, referohuni te
"Zgjidhjet e sugjeruara për
problemet".
Depozita e ujit
Kur depozita mbushet me ujë drita
paralajmëruese nis të shkëlqejë. Tharësja
ndal punën nëse ndizet drita paralajmëruese
kur programi është në proces. Për të rinisur
tharësen shkarkoni ujin nga depozita e ujit.
Pasi të keni zbrazur depozitën e ujit shtypni
butonin "Nis/Pezullo/Anulo" për të nisur
programin. Drita paralajmëruese fiket dhe
programi rinis punën.
Shtyrja në kohë
Nëse dëshironi t'i thani rrobat në një kohë
të mëvonshme ju mund ta shtyni nisjen e
programit deri në 3, 6 apo 9 orë falë funksionit
të shtyrjes në kohë.
1.
Hapni derën e ngarkimit dhe vendosni
rrobat brenda.
C
Sigurohuni që të gjitha daljet e ajrit
të jenë të hapura, filtri i derës të
jetë i ndërruar dhe depozita e ujit
të jetë e zbrazët.
2.
Vendosni programin e tharjes dhe, nëse
duhet, dhe funksionet ndihmëse.
68 / AL
3.
Kur butonin i programimit të kohës
shtypet një herë, përzgjidhet një shtyrje
prej 3 orësh dhe drita përkatëse ndizet.
Kur shtypet sërish i njëjti buton, 6 orë;
dhe nëse shtypet dhe një herë tjetër do
të përzgjidhet shtyrja prej 9 orësh. Nëse
butoni i programimit të kohës shtypet
dhe një herë tjetër, funksioni i shtyrjes në
kohë do të anulohet. Vendoseni shtyrjen
në kohë sa të dëshironi.
4. Veprimi i shtyrë për programin e
përzgjedhur niset duke shtypur butonin
"Nis/Pezullo/Anulo" pas përzgjedhjes së
shtyrjes në kohë.
C
Gjatë periudhës së shtyrjes në
kohë mund të shtohen apo hiqen
rroba nga pajisja.
C
Gjatë periudhës së shtyrjes në
kohë, rrobat rrotullohen për 4
sekonda në çdo 10 minuta për të
parandaluar rrudhosjen.
Anulimi i shtyrjes në kohë
Nëse dëshironi të anuloni numërimin
mbrapsht të shtyrjes dhe të nisni programin:
1.
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/Anulo" për
rreth 3 sekonda.
2.
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/Anulo" për
ta nisur menjëherë programin.
5.9 Nisja e programit
1.
Shtypni butonin "Nis/Pezullo/Anulo" për
të nisur programin.
2.
Drita e butonit "Nis/Pezullo/Anulo" do të
ndizet për të treguar që programi ka nisur.
5.10 Ecuria e programit
Ecuria e një programi në proces tregohet
nëpërmjet treguesit të vazhdimit të programit.
Në fillim të çdo hapi të programit do të ndizet
treguesi përkatës LED dhe do të fiket drita e
hapit të përfunduar.
"Tharja":
- Niveli i tharjes do të ndriçojë gjatë gjithë
procesit të tharjes derisa shkalla e tharjes të
arrijë "tharjen me hekur".
"Tharje me hekur":
- Nis të ndriçojë kur shkalla e tharjes arrin
në hapin "tharje me hekur" dhe qëndron e
ndriçuar deri në hapin pasardhës.
"Të thara për në dollap":
Nis të ndriçojë kur shkalla e tharjes arrin në
hapin "Gati për t'u veshur" dhe qëndron e
ndriçuar deri në hapin pasardhës.
Tharësja / Manuali i përdoruesit

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents