Samsung WF1802LS User Manual page 450

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
informacioni i sigurisë
Mos qëndroni mbi pajisje ose vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura,
enë, kimikate, objekte metalike, etj.) mbi pajisje.
- Kjo mund të rezultojë në shok elektrik, zjarr, probleme me produktin ose dëmtim.
Mos përhapni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.
- Përveç se e dëmshme ndaj njerëzve, kjo mund të rezultojë në shok elektrik, zjarr ose
probleme me produktin.
Mos vendosni objekt që gjeneron fushë elektromagnetike afër makinës larëse.
- Kjo mund të rezultojë në dëmtim për shkak të keqfunksionimit.
Meqenëse uji që del nga larja me temperaturë të lartë ose cikli i tharjes është i nxehtë, mos
e prekni ujin.
- Kjo mund të rezultojë në djegie ose dëmtim.
Mos i lani, shtrydhni ose thani ndenjëset që nuk fusin ujë, qilimat ose rrobat (*) nëse pajisja
juaj nuk ka një program të veçantë për larjen e këtyre artikujve.
- Mos i lani qilimat e trashë, të fortë madje edhe nëse shenja e makinës larëse është në
etiketën e kujdesit.
- Kjo mund të shkaktojë dëm ose dëmtim ndaj makinës larëse, mureve, dyshemesë ose
rrobave për shkak të dridhjeve anormale.
* Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e
fjetjes, mbulesat e pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave,
motoçikletave, makinave, etj.
Mos e përdorni makinën larëse kur kutia e detergjentit është hequr.
- Kjo mund të rezultojë në shok elektrik ose dëmtim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është
shumë i nxehtë.
- Kjo mund të rezultojë në djegie.
Mos e fusni dorën në kutinë e detergjentit mbasi e hapni atë.
- Kjo mund të shkaktojë lëndim sepse dora mund të kapet nga pajisja e futjes së
detergjentit. Mos vendosni asnjë objekt (si p.sh. këpucë, mbeturina ushqimesh, kafshë)
përveç rrobave në makinën larëse.
- Kjo mund të shkaktojë dëmtim ndaj makinës larëse ose dëm dhe vdekje në rastin e
kafshëve për shkak të dridhjeve anormale.
Mos i shtypni butonat duke përdorur objekte të mprehtë si kunja, thika, thonj, etj.
- Kjo mund të rezultojë në dëmtim ose goditje elektrike.
Mos i lani rrobat e ndotura me vajra, kremra ose locione që zakonisht gjendet në dyqane të
kujdesit për lëkurën ose klinika të masazhit.
- Kjo mund të rezultojë në guarnicionin prej gome që të deformohet dhe të ketë rrjedhje uji.
Mos lini objekte metalike si kunj sigurie ose mbërtheckë fl okësh ose zbardhues në kazan
për periudha të gjata kohe.
- Kjo mund të shkaktojë ndryshk në kazan.
- Nëse fi llon të shfaqet ndryshk në sipërfaqen e kazanit, përdorni një agjent pastrues
(neutral) në sipërfaqe dhe përdorni një sfungjer për t'a pastruar atë. Kurrë mos përdorni
një furçë metalike.
Mos përdorni detergjent pastrimi kimik direkt dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni rrobat e
ndotura nga detergjenti i pastrimit kimik.
- Kjo mund të rezultojë në djegie ose ndezje spontane për shkak të nxehtësisë së oksidimit
të vajit.
Mos e përdorni ujin e nxehtë nga pajisjet e ftohjes/nxehjes së ujit.
- Kjo mund të rezultojë në probleme me makinën larëse.
10_ informacioni i sigurisë
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd Sec2:10
WF1802LSW-03265B-01_SQ.indd Sec2:10
2013-02-20
2013-02-20
9:47:09
9:47:09

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Wf1702ls

Table of Contents