Siguria Gjatë Përdorimi; Siguria Gjatë Pastrimit; Udhëzime Për Eliminim - Samsung C61RA Series User Manual

Ceramic glass hob
Hide thumbs Also See for C61RA Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 253
Siguria (vazhdon)
Siguria gjatë përdorimi
SQ
• Kjo pajisje synohet të përdoret vetëm për gatime të zakonshme dhe për skuqje në shtëpi. Ajo
nuk është projektuar për përdorim tregtar ose industrial.
• Mos e përdorni kurrë pllakën e sobës për të ngrohur dhomën.
• Bëni kujdes kur të vendosni pajisjet elektrike në prizën pranë pllakës së sobës. Telat nuk duhet
të bien në kontakt me vatrën.
• Yndyra ose vaji i mbinxehur mund të marrë flakë shpejt. Mos i lini kurrë të pambikëqyrura
njësitë e sipërfaqes kur përgatisni ushqimin në yndyrë ose në vaj, për shembull, kur gatuani
patate të skuqura.
• Fikini zonat e gatimit pasi t'i keni përdorur.
• Mbajini gjithmonë të pastra dhe të thata panelet e kontrollit.
• Mos vendosni kurrë artikuj të djegshëm mbi pllakën e sobës. Kjo gjë mund të shkaktojë zjarr.
Siguria gjatë pastrimit
• Fikeni gjithmonë pajisjen para se ta pastroni.
• Për arsye sigurie, mos e pastroni pajisjen me një pastrues me presion të lartë ose me avull me
presion.
• Pastrojeni pllakën e sobës sipas udhëzimeve të pastrimit dhe kujdesit, të cilat përfshihen në
këtë manual.
Udhëzime për eliminim
Hedhja e materialeve të paketimit
• Të gjitha materialet e përdorura për paketimin e pajisjes janë plotësisht të riciklueshme. Fletët
dhe pjesët e forta prej shkume janë të shënuara siç duhet. Ju lutemi, hidhini materialet e
paketimit dhe pajisjet e vjetra duke marrë parasysh sigurinë dhe mjedisin.
Hedhja në mënyrën e duhur e pajisjes tuaj të vjetër
Paralajmërim: Para se ta hidhni pajisjen tuaj të vjetër, nxirreni atë jashtë funksionimit në
mënyrë që të mos jetë burim rreziku.
Për të bërë këtë, kërkojini një tekniku të kualifikuar që të shkëpusë pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe të heqë telat.
• Pajisja nuk duhet të hidhet te mbeturinat e tjera shtëpiake.
• Informacioni rreth të dhënave për grumbullimin dhe për vendet e eliminimit të mbeturinave
urbane disponohet nga departamenti ose këshilli juaj lokal.
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-01_SQ.indd 4
4
27/11/2555 14:10:35

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

C61r2a seriesCtr464*b seriesCtr364*b series

Table of Contents