Kujdesi Gjatë Montimit; Paralajmërime Shumë Të Rëndësishme Për Përdorimin - Samsung RS66A8100S9/EF User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 147
Informacione sigurie
Kujdesi gjatë montimit
KUJDES
• Lejoni që të ketë një hapësirë të mjaftueshme rreth frigoriferit dhe montojeni
atë në një sipërfaqe të sheshtë.
- Nëse frigoriferi nuk është i niveluar, efikasiteti dhe qëndrueshmëria e
ftohjes mund të bien.
• Lëreni pajisjen të rrijë për 2-3 orë para se të futni ushqimet pas instalimit dhe
ndezjes.
• Ne rekomandojmë shumë që të merrni një teknik të kualifikuar ose një
kompani shërbimi për montimin e frigoriferit.
- Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje elektrike, zjarr,
shpërthime, probleme me produktin ose lëndime.
Paralajmërime shumë të rëndësishme për përdorimin
PARALAJMËRIM
• Mos e futni spinën elektrike në prizën në mur me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Mos vendosni sende sipër pajisjes.
- Kur e hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë
lëndim të vetes tuaj dhe/ose dëmtime materiale.
• Mos i futni duart, këmbët ose objekte metalike (si p.sh. shkopinj, etj.) në fund
ose prapa frigoriferit.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
- Çdo majë e mprehtë mund të shkaktojë lëndime personale.
• Mos i prekni muret e brendshëm të ngrirësit ose produktet e vendosura në
ngrirës me duar të lagura.
- Kjo mund të shkaktojë kafshim ngrirjeje.
• Mos vendosni një enë të mbushur me ujë në frigorifer.
- Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.
14
Shqip
Untitled-13 14
2021-01-11
3:42:54

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents