Makita UV001G Instruction Manual page 36

Cordless scarifier
Hide thumbs Also See for UV001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Këshilla për të ruajtur
jetëgjatësinë maksimale të
baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
3.
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
nga vegla ose karikuesi.
5.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
të gjitha kutitë e baterive të hiqen përpara se të
kryeni ndonjë shërbim te makineria. Mosheqja
e kutive të baterisë mund të rezultojë në lëndim të
rëndë personal për shkak të ndezjes aksidentale.
PARALAJMËRIM:
makinerinë nëse nuk është montuar plotësisht.
Vënia në punë e makinerisë kur në gjendje pjesërisht
të montuar mund të rezultojë në lëndime personale
serioze nga ndezja e paqëllimshme.
Instalimi i dorezës
VINI RE:
Kur instaloni dorezat, bëni kujdes të
mos shtypni kordonin midis dorezave. Nëse
kordoni është i dëmtuar, çelësi mund të mos
funksionojë.
1.
Ngrini dorezën e poshtme.
2.
Drejtoni vrimën në dorezën e poshtme me vrimën
në dorezën e mesit, më pas futni bulonin nga brenda,
dhe më pas shtrëngoni dadon me veshë nga jashtë.
Kryeni të njëjtën procedurë në anën tjetër.
► Fig.1: 1. Doreza e mesit 2. Dadoja me veshë
3. Buloni 4. Doreza e poshtme
3.
Drejtoni vrimën në dorezën e mesit me vrimën në
dorezën e sipërme, më pas futni bulonin nga brenda,
dhe më pas shtrëngoni dadon me veshë nga jashtë.
Kryeni të njëjtën procedurë në anën tjetër.
► Fig.2: 1. Doreza e sipërme 2. Dadoja me veshë
3. Buloni 4. Doreza e mesit
SHËNIM: Sigurohuni që kordoni të mos jetë i kapur
midis dorezës dhe dados me veshë.
► Fig.3
Sigurohuni gjithmonë që
Mos e ndizni kurrë
Instalimi ose heqja e koshit të barit
Për të instaluar koshin e barit, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.4: 1. Kapaku i pasmë
2.
Mbani dorezën e koshit të barit dhe më pas
instaloni koshin e barit duke e futur shufrën e koshit të
barit në kanalet e makinerisë siç tregohet në figurë.
► Fig.5: 1. Koshi i barit 2. Doreza 3. Shufra
Për të hequr koshin e barit, hapni kapakun e pasmë dhe
më pas hiqni koshin e barit duke mbajtur dorezën.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që makineria është
e fikur dhe që kutitë e baterisë të jenë hequr para se të
rregulloni ose kontrolloni funksionin e makinerisë.
Përdorimet e fletëve të skarifikatorit
Prerësi vertikal
Prerësi vertikal heq kashtën dhe myshkun nga lëndinat dhe pret
rrënjët e lëndinave vertikalisht. Prerësi vertikal shkrifton tokën
dhe rrit ajrimin e lëndinave duke lënë ujin të hyjë në rrënjët e
lëndinave dhe parandalon qëndrimin e ujërave në sipërfaqe.
► Fig.6
Fletët për kashtë
Fletët për kashtë heqin kashtën dhe myshkun nga
lëndinat pa prerë rrënjët e këtyre.
► Fig.7
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
KUJDES:
Gjithmonë instalojeni plotësisht
kutinë e baterisë. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga makineria duke ju lënduar juve ose
personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
KUJDES:
Mbajeni mirë kapakun e baterisë kur
montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
36 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uv001gzUv001gm20101970500005690197050000545

Table of Contents