Makita UV001G Instruction Manual page 33

Cordless scarifier
Hide thumbs Also See for UV001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
5.
Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes fletët
ose bulonat e fletëve për krisje ose dëmtime.
Zëvendësoni menjëherë fletët ose bulonat e
fletëve të krisura ose të dëmtuara.
6.
Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet,
kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona
e punës përpara se ta ndizni makinerinë
për të parandaluar lëndimet ose dëmtimin e
kositëses.
7.
Objektet që goditen nga fletët e skarifikatorit
mund të shkaktojnë lëndime të rënda. Duhet ta
ekzaminoni gjithmonë me kujdes oborrin dhe
të hiqni të gjitha objektet përpara çdo veprimi.
Shikoni për gropa, vija, gunga, gurë ose
8.
objekte të tjera të fshehura. Terreni i paniveluar
mund të shkaktojë aksident rrëshqitjeje dhe
rrëzimi. Bari i lartë mund të fshehë pengesa.
9.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose
mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet
e duhura reduktojnë lëndimet personale.
Përdorimi
1.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani
në çdo moment ruani ekuilibrin. Siguroni
mbështetje të mirë të këmbëve në zona të
pjerrëta. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
Ndalojeni makinerinë, fikeni dhe sigurohuni
2.
që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar
plotësisht:
- sa herë që lini makinerinë vetëm,
- përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të
punoni me makinerinë,
- pasi keni goditur objekte të huaja.
Inspektojeni makinerinë për dëmtime dhe bëni
riparime përpara se ta rindizni dhe ta përdorni,
- kurdo që makineria fillon të dridhet në
mënyrë jonormale.
Mos e përdorni kurrë makinerinë me mbrojtëse
3.
me defekt ose pa montuar në vendin e duhur
pajisje sigurie, për shembull koshin e barit.
4.
Shmangni përdorimin e makinerisë në kushte
të këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima.
5.
Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta
gjatë gjithë kohës së përdorimit të makinerisë.
6.
Përdoreni makinerinë vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
7.
Ndizeni makinerinë me kujdes sipas
udhëzimeve dhe me këmbët larg fletëve të
skarifikatorit.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
8.
me fletët e skarifikatorit.
Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
9.
mbahen të pastra nga papastërtitë.
10. Përdoreni makinerinë përgjatë faqeve të
pjerrinave, jo lart e poshtë. Bëni kujdes të
veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat e
pjerrëta. Mos e përdorni makinerinë në pjerrina
shumë të thepisura.
11.
Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e makinerisë ose kur e tërhiqni drejt vetes.
12. Ndalojini fletët nëse makineria duhet anuar për
transportim, kur kaloni në sipërfaqe ku nuk
ka bar dhe kur e transportoni nga apo për në
zonën e përdorimit.
13. Mos e anoni makinerinë kur ndizni motorin,
përveçse kur makineria duhet të anohet për t'u
ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë
nga sa është absolutisht e nevojshme dhe
ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit.
Gjithmonë sigurohuni që të dyja duart të jenë
pozicionin e përdorimit përpara se ta ktheni në
tokë makinerinë.
14. Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo
nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë
larg vrimës së shkarkimit.
15. Mos e transportoni makinerinë kur është e ndezur.
16. Shmangni përdorimin e makinerisë në bar të
lagur.
17. Mbajeni gjithmonë fort dorezën.
18. Mos i kapni me dorë fletët e skarifikatorit ose
tehet e ekspozuara prerëse kur e ngrini apo
mbani makinerinë.
19. Mbajini duart dhe këmbët larg fletëve
rrotulluese të skarifikatorit. Kujdes - Fletët
vazhdojnë të lëvizin pas fikjes së makinerisë.
20. Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re
diçka të pazakontë. Fikeni makinerinë. Pastaj
inspektojeni.
21. Mos u përpiqni kurrë të rregulloni thellësinë e
punimit ndërkohë që makineria është në punë.
22. Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që fleta
të ketë ndaluar përpara se të kaloni rrugët,
rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar me
zhavorr. Gjithashtu fikeni makinerinë nëse
largoheni prej saj, nëse zgjasni dorën për
të kapur ose hequr diçka që keni përpara
apo për çfarëdo arsye tjetër që mund t'ju
shpërqendrojë nga puna që po bëni.
23. Nëse makineria godet një objekt të huaj, ndiqni
hapat e mëposhtëm:
- Fikni makinerinë, lëshoni levën e çelësit
dhe prisni derisa fletët e skarifikatorit të kenë
ndaluar plotësisht.
- Hiqni kutinë e baterisë.
- Kontrollojeni mirë makinerinë për ndonjë
dëmtim.
33 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Uv001gzUv001gm20101970500005690197050000545

Table of Contents