Makita 4351T Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for 4351T:
Table of Contents

Advertisement

PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me njërën dorë te doreza
e çelësit dhe me dorën tjetër te mbajtësja e
përparme kur e përdorni veglën.
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me materialin.
Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë fletën
duke shkaktuar dëmtime serioze.
► Fig.8: 1. Vija e prerjes 2. Bazamenti
Ndizni veglën dhe prisni derisa fleta të marrë
shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni bazën e veglës
mbi material dhe lëvizeni veglën me ngadalë përpara
përgjatë vijës së prerjes të shënjuar më parë. Kur prisni
me kthesa, shtyjeni veglën përpara shumë ngadalë.
Prerje me buzë
► Fig.9
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga priza përpara se të anoni
bazën.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal. Lëvizeni bazën në mënyrë të tillë
që buloni të pozicionohet në qendër të folesë së buzëve
në bazë.
► Fig.10: 1. Bazamenti 2. Buloni 3. Çelësi heksagonal
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të
buzëve. Dhëmbëza në formë V-je e dhomës së
ingranazhit tregon këndin e buzëve me gradim. Më pas
shtrëngoni fort bulonin për të siguruar bazën.
► Fig.11: 1. Gradimi 2. Foleja e prerjes 3. Bazamenti
4. Foleja e ingranazhit 5. Kanali në formë
V-je 6. Buloni
Prerje me pjesën e përparme të
puthitur
► Fig.12: 1. Bazamenti 2. Buloni 3. Çelësi heksagonal
Lironi bulonin në pjesën e pasme të bazës me anë të
çelësit hekzagonal dhe rrëshqisni bazën nga pas deri
në fund. Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar
bazën.
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas metodës A
ose B.
A) Shpimi i një vrime fillestare:
► Fig.13: 1. Vrima e nisjes
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje
hyrëse në anë, shponi paraprakisht një vrimë
fillestare me diametër 12 mm ose më shumë.
Futeni fletën në këtë vrimë për të nisur prerjen
tuaj.
B) Prerje me temperim:
► Fig.14
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare
ose të bëni një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes
veprimet e mëposhtme.
(1) Anoni veglën nga lart me anën e përparme
të bazës dhe majën e fletës të pozicionuar
mbi sipërfaqen e materialit.
(2) Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që
ana e përparme e bazës të mos lëvizë kur
të ndizni veglën dhe ulni me ngadalë skajin
fundor të veglës.
(3) Ndërkohë që fleta shpon materialin, ulni me
ngadalë bazën e veglës mbi sipërfaqen e
materialit të punës.
(4) Përfundoni prerjen në mënyrë normale.
Përfundimi i skajeve anësore
► Fig.15
Për të prerë skajet anësore ose për të bërë rregullime
dimensionale, vendoseni fletën lehtësisht te anët e
prera.
Prerja e metaleve
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Mos kryerja e këtij veprimi
do ta konsumojë shumë fletën. Pjesa e poshtme e
materialit të punës mund të lyhet me graso në vend të
ftohësit.
Heqja e pluhurave
► Fig.16: 1. Hundëza e pluhurit 2. Bazamenti
► Fig.17
Hundëza për pluhurin (aksesor) rekomandohet për të
kryer prerje të pastra.
Për të montuar hundëzën e pluhurit në vegël, fusni
grepin e hundëzës së pluhurit në vrimën në bazë.
Hundëza e pluhurit mund të instalohet në anën e majtë
ose të djathtë të bazës.
Më pas lidhni një fshesë me korrent Makita me
hundëzën e pluhurit.
► Fig.18: 1. Hundëza e pluhurit 2. Tubi për fshesën
me korrent
KUJDES:
Nëse mundoheni ta hiqni hundëzën e pluhurit
me forcë, grepi i hundëzës së pluhurit mund të
zvogëlohet dhe hiqet vetvetiu gjatë punës.
Grupi i planit lëvizës (aksesor
opsional)
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza përpara se ta instaloni ose
hiqni aksesorët.
19 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

4351ct4351fct

Table of Contents