Makita HS011G Instruction Manual page 42

Hide thumbs Also See for HS011G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së
prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i fletës. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
► Fig.10: 1. Leva
VINI RE:
Nëse baza nuk rrëshqet lart ose poshtë
lehtësisht, udhëzuesi i thellësisë mund të jetë anuar.
Në këtë rast, rregulloni udhëzuesin e thellësisë
(referojuni paragrafit rreth rregullimit të udhëzuesit të
thellësisë).
Prerje me buzë
KUJDES:
Pas rregullimit të këndit së prerjes,
shtrëngojini gjithnjë mirë vidat shtrënguese.
Lironi vidat shtrënguese. Caktoni këndin e dëshiruar
duke e anuar sipas nevojës, më pas shtrëngojini vidat
shtrënguese mirë.
► Fig.11: 1. Vida e mbërthimit
Bllokuesi pozitiv
Bllokuesi pozitiv është i dobishëm për vendosjen dhe
përcaktimin e shpejtë të këndit. Rrotullojeni bllokuesin
pozitiv në mënyrë të tillë që shigjeta në të të tregojë
këndin e pjerrët të dëshiruar (rreth 22,5°/45°/60°).
Lirojeni levën dhe më pas anojeni bazën e veglës
derisa të ndalojë. Pozicioni ku ndalon baza e veglës
është këndi që ju vendosni me bllokuesin pozitiv.
Shtrëngojeni levën me bazën e veglës në këtë pozicion.
► Fig.12: 1. Bllokuesi pozitiv
Prerje e pjerrët -1°
Për të kryer prerje të pjerrët -1°, lironi vidat shtrënguese
dhe shtypni levat drejt drejtimit të shigjetës në figurë.
Më pas vendoseni këndin e prerjes së pjerrët në -1° dhe
shtrëngoni vidat shtrënguese.
► Fig.13: 1. Leva
Shikimi
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me buzë 45° bashkërendisni pozicionin 45° me
vijën e prerjes.
► Fig.14: 1. Vija e prerjes (pozicioni 0°) 2. Vija e
prerjes (pozicioni 45°)
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën pa vënë në funksionim veglën,
tërhiqni këmbëzën e çelësit pa shtypur butonin e
zhbllokimit.
Për të ndezur llambën me veglën në funksionim, shtypni
dhe mbani shtypur butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit.
Llamba fiket pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
► Fig.15: 1. Llamba
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik për fletën. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi
fletën e sharrës së rrumbullakët pas lëshimit të levës
së çelësit, dërgojeni veglën për shërbim te një qendër
shërbimi Makita.
KUJDES:
Sistemi i frenit të fletës nuk
zëvendëson mbrojtësen e fletës. ASNJËHERË
MOS E PËRDORNI VEGLËN PA NJË MBROJTËSE
FUNKSIONALE TË FLETËS. MUND TË
SHKAKTOHET PLAGOSJE E PERSONIT.
Funksioni elektronik
Veglat të cilat janë të pajisura me funksionin
elektronik përdoren lehtë për shkak të karakteristikës/
karakteristikave të mëposhtme.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Kontrolli elektronik i shpejtësisë për të përftuar
një shpejtësi konstante. Është e mundur marrja e
rezultateve të mira, sepse shpejtësia e rrotullimit
mbahet konstante, madje edhe në kushte kur vegla
është e ngarkuar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që të mos ju humbë.
► Fig.16: 1. Çelësi hekzagonal
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hs011gt201Hs011gz

Table of Contents