Shënime Dhe Masa Paraprake - Samsung VR50T95 Series User Manual

Jet bot
Hide thumbs Also See for VR50T95 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shënime dhe masa paraprake
Instalimi
SHËNIM
• Nëse zona e pastrimit ka dysheme prej
druri, këshillohet instalimi i stacionit
të fshesës në drejtim të damarëve të
dyshemeve prej druri.
• Nëse çelësi elektrik është i fikur, "Jet Bot"
nuk do të karikohet edhe nëse është i
stacionuar në stacionin e fshesës.
• Mbajeni stacionin e fshesës gjithmonë
ndezur.
- Nëse stacioni i fshesës nuk furnizohet me
energji, "Jet Bot" nuk mund ta gjejë atë
dhe nuk mund të karikohet automatikisht.
- Nëse "Jet Bot" lihet i shkëputur nga
stacioni i fshesës, bateria do të shkarkohet
vetvetiu.
• Mos i vendosni shënjuesit e kufirit në
formën (-----).
- "Jet Bot" mund të mos e diktojë atë dhe
mund ta kalojë kufirin.
Karikimi
SHËNIM
• Nëse bateria mbinxehet gjatë karikimit, për
karikimin mund të duhet më shumë kohë.
• Kur karikimi automatik nuk funksionon,
veproni si më poshtë:
- Fikeni çelësin elektrik (në anë të "Jet Bot")
dhe ndizeni atë përsëri.
- Hiqeni spinën e stacionit të fshesës dhe
futeni atë përsëri në prizë.
- Hiqeni stacionin e fshesës nga priza dhe
kontrolloni nëse ka lëndë të huaj në kunjat
e karikimit dhe pastrojini ato nga "Jet Bot"
dhe nga stacioni i fshesës me një leckë të
thatë ose rrobë të vjetër.
- Kontrolloni nëse pranë stacionit të fshesës
ka pengesa, si p.sh. objekte reflektuese,
karrige etj.
• Nëse "Jet Bot" lihet i shkëputur nga stacioni
i fshesës, bateria do të shkarkohet vetvetiu.
- Përpiquni ta mbani "Jet Bot" në karikim
në stacionin e fshesës. (Megjithatë, fikeni
çelësin elektrik dhe lëreni stacionin e
fshesës të hequr nga priza kur planifikoni
të largoheni nga shtëpia për periudha
të gjata, si p.sh. kur shkoni në udhëtime
pune, me pushime etj.)
Përdorimi
SHËNIM
• Gjatë pastrimit, "Jet Bot" mund të ngecë në
pragjet e derës së hyrjes ose verandës etj.
- Për të rinisur punën, fikni çelësin elektrik,
zhvendoseni "Jet Bot" në një zonë ku
mund të lëvizë lirshëm dhe rindizeni.
• Në një zonë të errët, "Jet Bot" mund të mos
i dallojë objektet.
- Përpara pastrimit, hiqni pengesat në
dysheme.
• "Jet Bot" nuk mund t'i pastrojë plotësisht
zonat ku nuk mund të hyjë, si p.sh.
hapësirat e vogla midis këndit, midis
divaneve ose mureve etj.
- Përdorni një mjet tjetër pastrimi për t'i
pastruar ato rregullisht.
• "Jet Bot" nuk mund të pastrojë grumbuj
papastërtie, ndaj një pjesë e tyre mund të
mbetet në dysheme edhe pas pastrimit.
- Përdorni një mjet tjetër pastrimi për t'i
pastruar ato rregullisht.
• Pasi të fikni "Jet Bot", prisni pak dhe më pas
ndizeni atë për një rindezje normale.
• Kur stacioni i fshesës lëshon erë, ndërroni
qesen e pluhurave ose pastroni filtrat.
• Nëse ka ndonjë larvë në pluhurat e
thithura, ajo mund të shumohet në qesen e
pluhurave. Pastroni stacionin e fshesës me
një pecetë të lagur dhe ndërroni qesen e
pluhurave.
Shqip
9

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents