Samsung VR50T95 Series User Manual page 81

Jet bot
Hide thumbs Also See for VR50T95 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi dhe mirëmbajtja
A. Instalimi
SHËNIM
• Instaloni stacionin e fshesës në një vend ku
dyshemeja dhe muri janë të niveluara.
• Nëse kordoni elektrik është shumë i gjatë për
ambientin ku do të instalohet, mbështilleni
atë rreth vendit për menaxhimin e kabllos
dhe më pas futeni atë në kanalin fiksues në
pjesën e pasme të stacionit të fshesës.
• Nëse e riinstaloni stacionin e fshesës
në një pozicion të ri, 45 gradë apo 1 m
ose më shumë nga vendi i mëparshëm i
instalimit, rikrijoni hartën duke përdorur
aplikacionin "SmartThings". (Nëse përdorni
hartën ekzistuese, disa vende mund të mos
pastrohen.)
B. Përdorimi i "Jet Bot"
B-1 Karikimi i "Jet Bot"
Karikimi
• Hiqni permistopin e verdhë bashkëngjitur
me çelësin elektrik në anë të "Jet Bot" dhe
shtypni çelësin elektrik për ta ndezur "Jet
Bot".
• Vendosni manualisht "Jet Bot" në stacionin e
fshesës për të filluar karikimin.
- Kur "Jet Bot" fillon të karikohet, treguesi
i statusit të stacionit të fshesës bëhet i
bardhë dhe pas 1 minute, treguesi i statusit
fiket automatikisht.
• Kontrolloni statusin e karikimit.
- Kur karikimi fillon, treguesi i statusit të "Jet
Bot" ndizet (në ngjyrë të kuqe, portokalli
ose të verdhë në varësi të ecurisë së
karikimit), ai ngrihet gradualisht dhe bëhet
i gjelbër kur karikimi përfundon.
Stacionimi (karikimi)
• Mund ta ktheni "Jet Bot" në stacionin e
fshesës për ta karikuar teksa është duke
pastruar.
- Shtypni [
] në "Jet Bot" ose përdorni
aplikacionin "SmartThings" për të zgjedhur
funksionin e karikimit.
B-2 Fillimi i pastrimit
• Shtypni [
] në "Jet Bot" për të filluar
pastrimin në modalitetin e pastrimit
automatik.
• Shtypni [
] në "Jet Bot" për të ndaluar
punën gjatë pastrimit.
- Kur shtypni [
], "Jet Bot" kthehet në
stacionin e fshesës dhe fillon të karikohet.
C. Pastrimi i "Jet Bot"
Përpara kryerjes së punimeve të
mirëmbajtjes, duhet të fikni çelësin elektrik në
anë të "Jet Bot".
C-1 Boshatisja dhe pastrimi i koshit të
pluhurave
• Hiqni pluhurat nga filtri dhe koshi i
pluhurave, pastrojini këto të fundit me ujë
dhe thajini plotësisht në hije.
C-2 Pastrimi i furçës
C-3 Pastrimi i rrotës drejtuese
C-4 Pastroni dritaren e sensorit
• Pastroni dritaren e sensorit me një leckë të
butë.
C-5 Pastrimi i filtrit të pluhurave të imëta
D. Pastrimi i stacionit të fshesës
Përpara pastrimit të stacionit të fshesës, hiqni
kordonin elektrik nga priza.
D-1 Ndërrimi i qeses së pluhurave
D-2 Pastrimi i filtrit të pluhurave të imëta
• Mos e pastroni filtrin e pluhurave të imëta
me ujë.
SHËNIM
• Për metodat e detajuara të
përdorimit dhe pastrimit,
shihni kodin QR.
Shqip
3

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents