Parapërgatitja; Rregullimet - Bosch MUM9BX5S22 Instruction Manual

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM9BX5S22:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
sq
Parapërgatitja
Krahu me rrotullim
X Figura C
Krahu me rrotullim ngrihet lart
për të vendosur ose hequr një vegël ose
enën. Krahu me rrotullim është i pajisur me
funksionin „EasyArm Lift", i cili mbështet
ngritjen e tij lart.
Ena dhe kapaku
X Figura D
Pajisa furnizohet me një enë speciale,
e cila, pasi vendoset dhe rrotullohet,
fiksohet me njësinë bazë. Kapaku fiksohet
mbi krahun me rrotullim dhe hapet
automatikisht kur ngrihet krahu me rrotullim.
Vendosja dhe heqja e veglave
X Figura E
Kapaku mbrojtës i veglave është i pajisur
me një buton nxjerrjeje që shërben për
heqjen me lehtësi të veglave.
Vendosja e veglës: shtyni veglën përmes
elementit tejçues kryesor deri sa të
mbërthehet në vend. Kapaku mbrojtës
mbulon elementin tejçues.
Heqja e veglës: shtypni të dy butonat
e nxjerrjes derisa vegla të lirohet. Hiqeni
veglën nga elementi tejçues.
Ruli mbledhës i kabllos
X Figura A
Sipas modelit: pajisja është
e pajisur me një rul automatik të mbledhjes
së kabllos. Nxirreni kabllon me një tërheqje
deri në gjatësinë e dëshiruar (maks. 125 cm)
dhe lëshojeni ngadalë; kablloja bllokohet.
Shkurtimi i gjatësisë së kabllos: tërhiqeni
kabllon lehtë dhe lëreni të mbështillet
ngadalë deri në gjatësinë e dëshiruar.
Më pas, tërhiqeni përsëri kabllon lehtë dhe
lëshojeni ngadalë; kablloja bllokohet.
E rëndësishme: Mos e shtyni kabllon me
dorë. Në rast se kablloja bllokohet, nxirreni
plotësisht jashtë dhe mbështilleni nga e para.
156
Foleja për mbështjelljen e
kabllos
X Figura A
Sipas modelit: pajisja ka një fole për
mbështjelljen e kabllos. Kablloja e pajisjes
mund të nxirret ose futet në ndarëse në
përshtatje me gjatësinë e dëshiruar.
Sisteme sigurie
Pajisja ka sisteme të ndryshme sigurie.
X „Sistemet e sigurisë" shih faqen 165
Parapërgatitja
■ Vendoseni njësinë bazë mbi një
sipërfaqe të drejtë, të pastër dhe të
qëndrueshme.
■ Tërhiqni kabllon deri në gjatësinë
e nevojshme.
■ Shtypni butonin e zhbllokimit dhe ngrini
lart krahun me rrotullim deri në fund.
■ Vendosni kapakun dhe hinkën
mbushëse përpara mbi elementin
tejçues kryesor.
■ Vendosni enën. Gjatë vendosjes kini
parasysh foletë në njësinë bazë.
■ Rrotullojeni enën në drejtim kundërorar
derisa të fiksohet.
Pajisja bazë është bërë gati për shumë
përdorime.
E rëndësishme: Mos e shtyni pajisjen mbi
sipërfaqen e punës, pasi ky veprim mund të
ndikojë në funksionin e peshores. Ngrijeni
pajisjen peshë për ta zhvendosur atë.

Rregullimet

■ Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
shtyjeni poshtë krahun me rrotullim
derisa të mbërthet mirë.
■ Fusni spinën në prizë. Pajisja ndizet.
■ Në ekran do të shfaqet „OptiMUM".
Udhëzim: Nëse pajisja nuk përdoret
brenda një periudhe të përcaktuar, ekrani
fiket ngadalë dhe kalon në modalitetin e
gatishmërisë. Kur preket një buton çfarëdo,
në ekran shfaqet përsëri „OptiMUM".
■ Mbani shtypur njëkohësisht butonat A dhe
+ derisa të shfaqet menyja Konfigurimi.
■ Lëshoni përsëri butonat A dhe +.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mum9 seriesMum9bx5s618 series

Table of Contents