Pastrimi Dhe Mirëmbajtja - Bosch VeggieLove MUM9BX5S61 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for VeggieLove MUM9BX5S61:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
X Vazhdim i figurave B
Me rëndësi: Montojeni njësinë bazë siç
pëshkrueht në udhëzuesin kryesor. Disku
grimcues me ushqim të vazhdueshëm
mund të përdoret vetëm nëse ena është e
vendosur saktë (pa kapak).
1. Vendoseni mbajtësi e disqeve në kuti.
Të dyja fletat duhet qëndrojnë poshtë.
2. Vendosni diskun e dëshiruar të grimcimit
në mbajtësin e disqeve. Gjatë vendosjes
mbani parasysh anën që treon me
drejtim lart.
3. Vendosni kapakun (,).
4. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar
derisa të bëjë „klik" (;).
Përdorimi
W Rrezik dëmtimi
Mos e prekni asnjëherë hinkën. Për shtypje
të ushqimit, përdorni vetëm cilindrin e
përfshirë në paketë.
Kujdes!
– Shmangni bllokimin e tubit dalës me
copëza të prera.
– Mos ushtroni tepër presion nëpërmjet
cilindrit ngjeshës.
X Vazhdim i figurave C
1. Vendoseni grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm mbi ingranazhin e verdhë
të përparmë, siç tregohet në figurë.
2. Më pas, ngjisheni poshtë dhe rrotullojeni
në drejtim orar derisa të bëjë „klik".
3. Fusni spinën në prizë. Vendosni
çelësin rrotullues në shpejtësinë e
rekomanduar.
4. Fusni në hinkë ushqimin e parapërgatitur.
5. Për shtypje të ushqimit, përdorni vetëm
cilindrin e përfshirë në paketë.
6. Pasi të keni përfunduar përpunimin,
ose nëse ushqimet për përpunim kanë
arritur deri në vrimën dalëse, vendoseni
çelësin rrotullues në y. Prisni derisa
elementi tejçues të ndalojë. Hiqni
pajisjen nga priza.
7. Shtypni butonin e takimit dhe ngrijeni
boshtin rrotullues, me diskun me ushqim
të vazhdueshë, derisa të kërcasë.
8. Rrotullojeni enën në drejtim orar, hiqeni
dhe boshatiseni.
9. Shtypni butonin e takimit dhe ngrijeni
boshtin rrotullues derisa të mbërthet
mirë.
10. Rrotullojeni grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm në drejtim kundërorar dhe
hiqeni.
■ Pas përdorimit, pastroni mirë të gjitha
pjesët. X „Pastrimi dhe mirëmbajtja" 
shih faqen 43
Këshillë: për të pasur rezultate të njëjta
prerjeje, përpunojini përbërësit e hollë në
grupe.
Zhbllokimi i ushqimeve:
■ Fikni pajisjen, prsini derisa të ndalojë
elementi tejçues dhe hiqni spinën.
■ Hiqni kapakun e grimcuesit me ushqim
të vazhdueshëm dhe boshatisni hinkën.
■ Për të hequr ushqimin e ngjitur poshtë
diskut copëtues, hiqeni diskun grimcues
me ushqim të vazhdueshëm, çmontojeni
diskun dhe mbajtësin e tij dhe largoni
ushqimet që kanë bllokaur grimcuesin.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Veglat e përdorura duhet të pastrohen mirë
pas çdo përdorimi.
W Rrezik dëmtimi
Mos i fusni kurrë duart te thikat dhe pjesët e
mprehta të diskut të copëtimit. Kapni disqet
vetëm në mes, në pjesën e plastike.
Kujdes!
– Mos përdorni alkohol apo solucione
larëse me përmbajtje alkoholi.
– Mos përdorni maje të mprehta ose
objekte metalike.
– Mos përdorni lecka ose solucion larës
gërryes.
– Mos i vendosni pjesët plastike në
enëlarëse sipër njëra-tjetrës, pasi gjatë
procesit të larjes mund të mbeten pjesë
pa u larë!
Përdorimi
sq
43

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Veggielove muz9vl18 series

Table of Contents