Philips 5000 Series Manual page 73

Hide thumbs Also See for 5000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni telekomandën apo baterinë, për të
parandaluar nxehjen e baterive apo çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme. Mos u krijoni
lidhje të shkurtër, mos i mbikarikoni dhe mos i karikoni në pole të kundërta bateritë.
Nëse bateritë dëmtohen apo pikojnë, shmangeni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh
diçka e tillë, shpëlajini mirë me ujë dhe kërkoni kujdesin mjekësor.
Kur punoni me bateritë, sigurohuni që t'i keni të thata duart, telekomandën dhe bateritë.
Fusni 2 bateri alkaline, të tipit LR03-AAA-1,5 V me polet + dhe - sipas drejtimit të treguar në folenë
apo mbajtësen e baterisë.
Mos kombinoni marka dhe lloje të ndryshme të baterive, mos kombinoni bateri të reja dhe të
përdorura dhe mos përdorni bateri me kode të ndryshme datare.
Hiqini bateritë nga telekomanda nëse nuk do ta përdorni për njëfarë kohe.
Për të shmangur lidhjen e shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e tyre të takojnë
sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini.
Vendosjuni ngjitëse kontakteve të baterisë ose vërini bateritë në qese plastike përpara se t'i hidhni.
Mos i lini bateritë e mbaruara njëpërdorimëshe brenda telekomandës.
Mos e përdorni funksionin e aromës nëse jeni alergjik ndaj vajrave esenciale.
Ofrohet vetëm kutia aromatike, vajrat esenciale nuk janë të përfshira. Ju lutemi t'i blini dhe
përdorni vajrat esenciale nëse është e nevojshme.
Lexoni me kujdes manualin e përdorimit të vajrave esenciale përpara se të përdorni funksionin e
aromës.
Sigurohuni që produkti të jetë hequr nga korrenti përpara se të hidhni vajra esenciale në kutinë e
aromës.
Rekomandohet të mos e përdorni funksionin e aromës nëse keni probleme me frymëmarrjen.
Nëse nuk ndiheni mirë gjatë përdorimit të funksionit të aromës, ndalojeni menjëherë këtë funksion.
Mos e përdorni funksionin e aromës për foshnjat, gratë shtatzëna apo gratë në periudhën e
laktacionit.
Nuk rekomandohet përdorimi i substancave të tjera përveç vajrave esenciale.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Riciklimi
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë
(2012/19/BE).
Ky simbol do të thotë se produkti përmban bateri të njëpërdorimëshe që nuk duhen hedhur
me mbeturinat normale shtëpiake (2006/66/KE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike dhe
të baterive. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe
shëndetit të njeriut.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Vetëm telekomanda përmban bateri njëpërdorimëshe.
Për të hequr bateritë njëpërdorimëshe shihni udhëzimet për vendosjen dhe/ose heqjen e baterive në
manualin e përdorimit.
Hiqini gjithnjë nga produkti bateritë e shkarkuara njëpërdorimëshe. Merrni masat e nevojshme
paraprake kur hidhni bateritë.
SQ
71

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cx5535Cx5535/11

Table of Contents