Makita DBO380 Instruction Manual page 36

Cordless finishing sander
Hide thumbs Also See for DBO380:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rivendosni një filtër duke kapur buzën e poshtme
5.
të vrimës së kartoni në veshin e poshtëm fiksues dhe
shtyni buzën e sipërme për brenda derisa të kapet në
veshin fiksues të sipërm.
► Fig.18: 1. Filtri 2. Vrima e kartonit 3. Veshi kapës i
sipërm 4. Veshi kapës i poshtëm 5. Kutia e
pluhurave
Puthiteni hundëzën e pluhurit në vend ndërsa shtypni dhe
6.
mbani kapëset e fiksimit në të dy anët kutisë së pluhurave.
► Fig.19: 1. Hundëza e pluhurit 2. Kutia e pluhurave
3. Kapësja e fiksimit
Heqja dhe instalimi i mbajtëses së përparme
Pas rimbërthimit, tërhiqni
KUJDES:
mbajtësen e parme për të kontrolluar nëse janë
bashkuar mirë me njëri-tjetrin.
Sigurohuni ta shtypni mbajtësen
VINI RE:
e parme deri në fund të folesë dhe mbajeni
të pozicionuar aty ku është ndërsa rrotulloni
mbajtësen e parme. Në të kundërt, mund të
shkaktohet dëmtimi i veglës.
Duke hequr mbajtësen e heqshme të parme, smerilimi
në zona të ngushta, të kufizuara dhe që arrihen me
vështirësi mund të kryhet me efikasitet.
Çinstalimi
Shtypni dhe mbani mbajtësen e parme drejt kasës së
motorit dhe rrotullojeni me 90 gradë në secilën anë
majtas ose djathtas. Pastaj tërhiqeni larg veglës.
Instalimi
Futeni fundin e mbajtëses së parme në fole në kasën e motorit,
duke drejtuar konturet e skajit të mbajtëses me ato të folesë.
Shtyni dhe mbani mirë mbajtësen e parme drejt kasës dhe rrotullojeni
me 90 gradë me sipërfaqen e mbajtëses me drejtim për lart.
► Fig.20: 1. Mbajtësja e përparme 2. E çara 3. Kasa e
motorit 4. Sipërfaqja e mbajtjes
Lidhja me fshesën me korrent
Aksesor opsional
Kur dëshironi të kryeni smerilime të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën tuaj. Përdorni ose zorrën
opsionale 28 mm ose një kombinim të unazave të parme 22
dhe zorrës së ofruar me pastruesin për të kryer një lidhje.
► Fig.21: 1. Tubi i shkarkimit të pluhurit 2. Unazat e
përparme 3. Zorra 4. Fshesa me korrent
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Asnjëherë mos e vini veglën në
KUJDES:
punë pa letrën abrazive. Mund të dëmtoni seriozisht
pllakën.
Asnjëherë mos ushtroni forcë
KUJDES:
të tepërt në vegël. Presioni i tepërt mund të ulë
efikasitetin e smerilimit, mund të dëmtojë letrën
abrazive ose të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Smerilimi i zonave të hapura
Mbajeni veglën fort me të dyja duart, njërën dorë
1.
në dorezë dhe tjetrën në mbajtësen e parme.
Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo të marrë
2.
shpejtësinë e plotë.
3.
Vendoseni veglën lehtë në sipërfaqen e materialit
të punës.
Mbajeni gjithë takon të niveluar dhe rrafsh me
4.
sipërfaqen dhe ushtroni presion të lehtë mbi vegël.
► Fig.22
Smerilimi i zonave të kufizuara
Shkëputni mbajtësen e përparme nga vegla.
1.
Mbajeni dorezën me një dorë.
2.
Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo të marrë
3.
shpejtësinë e plotë.
4.
Vendoseni veglën lehtë në sipërfaqen e materialit
të punës.
Mbajeni gjithë takon të niveluar dhe rrafsh me
5.
sipërfaqen dhe ushtroni presion të lehtë mbi vegël.
Lëvizeni veglën përgjatë harqeve, faqeve të murit
6.
dhe në hapësira të tjera të kufizuara, duke smeriluar me
skajet e parme dhe këndore të takos sipas nevojës.
► Fig.23
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
Vetëm për modelin DBO381
VINI RE:
Funksioni me valë ofrohet vetëm kur
instalohet fshesë e mbështetur me korrent.
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.24
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
Instalimi i njësisë me valë
1.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
2.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
3.
36 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dbo381

Table of Contents