Makita DBO380 Instruction Manual page 35

Cordless finishing sander
Hide thumbs Also See for DBO380:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Evitoni ndezjen e veglës kur
vendoset mbi materialin e punës apo në tavolinën
e punës. Mund të shkaktojë lëndim ose dëmtim.
Ndezja dhe fikja e veglës
Shtypni butonin e zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë në
krye të dorezës kryesore për të ndezur veglën. Vegla
fillon të punojë në shpejtësinë më të lartë orbitale.
Shtypni butonin e ndalimit për të ndërprerë apo pushuar së punuari.
► Fig.3: 1. Butoni i zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë
2. Butoni i ndalimit 3. Doreza kryesore
Ndryshimi i shpejtësisë së veglës
Shpejtësia orbitale mund të ndryshohet në tri
modalitete, që janë, i lartë, mesatar dhe i ulët, në varësi
të përdorimit dhe ngarkesës së punës.
Shtypni butonin e zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë për të
ndërruar modalitetin e shpejtësisë.
► Fig.4: 1. Butoni i zgjedhjes së fuqisë/shpejtësisë
Tabela e cilësimeve të shpejtësisë
Niveli i shpejtësisë
Orbitale në minutë
3 (I lartë)
12 000 min
2 (Mesatar)
8 000 min
1 (I ulët)
4 000 min
VINI RE:
Nëse vegla përdoret vazhdimisht me shpejtësi
të vogël për një kohë të gjatë, motori do të mbingarkohet,
duke shkaktuar keqfunksionimin e veglës.
VINI RE:
Zgjidhni diapazonin e duhur të shpejtësisë
për veprimet tuaja të smerilimit për të evituar
mbinxehjen dhe shkrirjen e materialit të punës.
Smerilimi në shpejtësi të lartë orbitale mund ta nxehtë
materialin e punës dhe ta shkrijë në pikën e kontaktit.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksion elektronik për përdorim të lehtë.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Ky funksion jep një shpejtësi konstante orbitale për
arritjen e lustrimit të imët.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Vendosja dhe heqja e letrës abrazive
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që të vendoset
në mënyrë të sigurt një fletë letre abrazive përpara
përdorimit. Letra përndryshe mund të lirohet, hiqet
lehtë apo të rrëshqasë, duke sjellë smerilim jouniform.
-1
(/min)
-1
(/min)
-1
(/min)
Përdorimi i letrës abrazive që vjen me
veglën
1.
Shtypni dhe mbani levën me morsë në secilën anë
të parme apo të pasme të takos, dhe rrëshqiteni larg
ndaluesit që mora të lirohet nga pozicioni i shtrëngimit.
2.
Tërhiqeni levën e morsës për jashtë sa më larg të
jetë e mundur për të krijuar një hapësirë mes morsës
dhe murit anësor të bazës së smerilimit në të cilën anë
mund të futet letra abrazive.
► Fig.5: 1. Leva e shtrënguesit 2. Bllokuesi 3. Morsa
4. Baza e smerilimit 5. Takoja
3.
Vendosni një fletë letre abrazive mbi tako, duke
drejtuar vrimat e thithjes së pluhurit në letër me ato të
takos.
► Fig.6: 1. Letra abrazive 2. Takoja 3. Vrima e thithjes
së pluhurit
4.
Kaloni njërin skaj të letrës abrazive në hapësirën
midis morsës dhe bazës së smerilimit.
5.
Vendoseni pjesën e pasme të levës së morsës
në pozicion të kyçur që fundi i letrës abrazive të
shtrëngohet në mënyrë të sigurt.
6.
Lirojeni morsën në anën tjetër dhe bëjeni gati
fundin e letrës abrazive për t'u kapur në morsë.
7.
Mbani një tendosje të përshtatshme të letrës
abrazive dhe pastaj vendoseni levën e morsës në anën
tjetër në pozicion të kyçur.
► Fig.7: 1. Letra abrazive 2. Morsa 3. Baza e
smerilimit 4. Leva e shtrënguesit 5. Bllokuesi
8.
Për të hequr letrën abrazive, lirojini morsat në të
dy anët dhe hiqeni letrën nga takoja.
Përdorimi i një letre abrazive që
qarkullon në treg
1.
Prisni një fletë letre abrazive sipas përmasave të
duhura.
► Fig.8: 1. Letra abrazive 2. Takoja
2.
Shtypni dhe mbani levën me morsë në secilën anë
të parme apo të pasme të takos, dhe rrëshqiteni larg
ndaluesit që mora të lirohet nga pozicioni i shtrëngimit.
3.
Tërhiqeni levën e morsës për jashtë sa më larg të
jetë e mundur për të krijuar një hapësirë mes morsës
dhe murit anësor të bazës së smerilimit në të cilën anë
mund të futet letra abrazive.
4.
Kaloni njërin skaj të letrës abrazive në hapësirën
midis morsës dhe bazës së smerilimit.
5.
Ripozicionojeni letrën abrazive që të mbivendoset
imët mbi sipërfaqen e takos.
6.
Vendoseni pjesën e pasme të levës së morsës
në pozicion të kyçur për ta shtrënguar fundin e letrës
abrazive në mënyrë të sigurt.
7.
Lirojeni morsën në anën tjetër dhe bëjeni gati
fundin e letrës abrazive për t'u kapur në morsë.
8.
Mbani një tendosje të përshtatshme të letrës
abrazive dhe pastaj vendoseni levën e morsës në anën
tjetër në pozicion të kyçur.
► Fig.9: 1. Letra abrazive 2. Morsa 3. Baza e
smerilimit 4. Leva e shtrënguesit 5. Bllokuesi
35 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dbo381Dbo381zuDbo380z

Table of Contents