Makita CL117FD Instruction Manual page 30

Cordless cleaner
Hide thumbs Also See for CL117FD:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
Gjithmonë sigurohuni që
KUJDES:
pajisja është fikur përpara se ta rregulloni apo
kontrolloni funksionin në pajisje.
Karikimi i baterisë së integruar
Përdorni vetëm bateri origjinale
KUJDES:
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita për produktin e Makita dhe
karikuesin.
Gjithmonë hiqeni spinën e karikimit
KUJDES:
nga pastruesi pas karikimit.
Mos e lini karikuesin në rrymën e
KUJDES:
rrjetit pas shkëputjes së pajisjes. Fëmijët e vegjël
mund ta fusin në gojë spinën me energji dhe mund të
shkaktohen lëndime.
Karikojeni pastruesin kur e përdorni për herë të parë
ose nëse ka mbetur pa karikuar për një kohë të gjatë.
Lidheni spinën e karikimit me bashkuesin e karikimit,
pastaj futeni karikuesin në prizën e rrymës elektrike.
► Fig.1: 1. Spina e karikimit 2. Bashkuesi i karikimit
Llamba e rrymës së baterisë ndizet dhe fillon karikimi.
Ndriçimi fiket pasi karikimi të ketë përfunduar. Për
më shumë detaje, referojuni manualit të përdorimit të
karikuesit të baterisë.
► Fig.2: 1. Llamba e rrymës së baterisë
Llambushka e rrymës së baterisë
VINI RE:
pulson dhe bateria nuk mund të karikohet
nëse bateria ose fshesa ekspozohen ndaj
temperaturave ekstreme.
SHËNIM: Fshesa nuk mund të kontrollohet ndërkohë
që karikohet. Për të nisur fshesën, hiqni karikuesin
nga burimi i rrymës, shkëputni prizën e karikimit nga
fshesa, dhe më pas shtypni butonin "ON" (ndezur)/
butonin e ndërrimit të shpejtësisë.
SHËNIM: Nën kushtet e mëposhtme, bateria është
duke arritur fundin e jetëgjatësisë së saj (ose është
dëmtuar/ka keqfunksionim). Shkëputni karikuesin
nga burimi i energjisë, më pas vendoseni në vend
baterinë.
Llambushka e rrymës së baterisë fiket pak pasi
filloni të karikoni fshesën.
Fshesa punon vetëm për një periudhë kohe më
të shkurtër se gjysma e kohës së përdorimit pasi
bateria është karikuar plotësisht.
SHËNIM: Bateria mund të rikarikohet deri në rreth
500 herë. Koha e karikimit varion sipas kushteve nën
të cilat bateria është karikuar dhe shkarkuar.
Veprimi i ndërrimit
Gjithmonë fikeni fshesën pas
KUJDES:
përdorimit për të parandaluar dëmtimin e fshesës
dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e shërbimit të
baterive.
Për të ndezur pastruesin, thjesht shtypni butonin "ON"
(ndezur)/butonin e ndryshimit të shpejtësisë. Për ta
fikur, shtypni butonin "OFF" (fikur).
Mund ta ndryshoni shpejtësinë e pastruesit me tre hapa
duke shtypur butonin "ON" (ndezur)/butonin e ndërrimit
të shpejtësisë.
Shtypja e parë e këtij butoni është për regjimin me
shpejtësi të lartë, shtypja e dytë për regjimin me
shpejtësi maksimale dhe shtypja e tretë për shpejtësinë
normale. Çdo shtypje e këtij butoni përsërit ciklin e
shpejtësisë së lartë/maksimale/të ulët në mënyrë të
alternuar.
► Fig.3: 1. Butoni "ON" (ndezur)/butoni i ndërrimit të
shpejtësisë 2. Butoni "OFF" (fikur)
Llamba e rrymës së baterisë
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është i ulët, llamba e
rrymës së baterisë pulson.
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është shumë i ulët,
fshesa ndalon dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet
për afërsisht 10 sekonda. Në këtë moment, karikoni
baterinë.
Gjithashtu, kur bateria mbingarkohet ose mbinxehet,
fshesa ndalon dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet
për afërsisht 10 sekonda. Fshesa nuk aktivizohet gjatë
kohës që llamba është e ndezur.
► Fig.4: 1. Llamba e rrymës së baterisë
SHËNIM: Koha në të cilën llamba e rrymës së
baterisë fillon të pulsojë ose të ndizet varet nga
temperatura në vendin e punës dhe gjendja e
baterisë.
Ndezja e llambës
Mos e shikoni direkt dritën ose
KUJDES:
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën, shtypni butonin "ON" (ndezur)/
butonin e ndryshimit të shpejtësisë. Shtypni butonin
"OFF" (fikur) për të fikur llambën. Gjatë aktivizimit të
fshesës, llamba ndizet.
► Fig.5: 1. Butoni "ON" (ndezur)/butoni i ndërrimit të
shpejtësisë 2. Butoni "OFF" (fikur) 3. Llamba
30 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents