Makita 1806B Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for 1806B:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
Thellësia e prerjes mund të rregullohet thjesht duke
rrotulluar dorezën në pjesën e përparme të veglës.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për veglat pa buton bllokimi dhe zhbllokimi
Fig.2
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për veglat me buton bllokimi
Fig.3
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Për veglat me buton zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Heqja ose instalimi i thikave të zdrukthimit
Fig.4
KUJDES:
Shtrëngoni me kujdes bulonat për instalimin e
thikave kur bashkëngjisni thikat me veglën. Një
bulon instalimi i liruar mund të jetë me rrezik.
Kontrolloni gjithmonë nëse janë shtrënguar sa
duhet.
Mbajini thikat me shumë kujdes. Përdorni doreza
ose rrecka për të mbrojtur gishtat ose duart tuaja
kur hiqni ose instaloni thikat.
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e thikave. Mospërdorimi i këtyre çelësave
mund të çojë në mbishtrëngim ose shtrëngim jo të
mjaftueshëm të bulonave të instalimit. Kjo mund të
shkaktojë lëndim trupor.
Për të hequr thikat e tamburit, lironi pesë bulonat e
instalimit me një çelës hekzagonal. Kapaku i tamburit
hiqet bashkë me thikat.
Për të instaluar thikat, në fillim pastroni të gjitha ashklat
ose mbetjet e huaja që kanë mbetur në tambur ose
thika. Përdorni thika me të njëjtat dimensione dhe peshë,
përndryshe do të keni luhatje/dridhje të tamburit duke
shkaktuar zdrukthim të dobët dhe me kalimin e kohës,
prishje të veglës.
Fig.5
Secili teh ka dy vida rregulluese. Kur instaloni tehun,
dhëmbëza në teh duhet të përshtatet me kokën e vidës
rregulluese. Më pas përshtateni në kapakun e tamburit
dhe siguroni të gjithë bulonat e instalimit duke i
shtrënguar vetëm me duar.
Rrotulloni tamburin derisa skaji të jetë në mes ndërmjet
bazës së pasme dhe asaj të përparme.
Vizoren trekëndore vendoseni mbi bazën e pasme dhe
tërhiqeni mbi dhe përmes skajit të tehut. Rrotulloni dy
vidat rregulluese për të rregulluar pjesën e dalë të tehut.
Tehu duhet të vendoset në mënyrë të tillë që pjesa e
dale të jetë e njëtrajtshme. Ndaj vizorja trekëndore
duhet të jetë rrafsh me të gjithë gjerësinë e skajit të
tehut. Pasi të keni rregulluar të dy tehet, shtrëngoni të
gjithë bulonat e instalimit në mënyrë të njëtrajtshme me
anë të një çelësi.
Fig.6
Pasi
të shtrëngoni
rregulluese.
15
bulonat,
siguroni
mirë
vidat

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents