Samsung VS15A60 Series User Manual page 81

Hide thumbs Also See for VS15A60 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shënime dhe masa paraprake
Përdorimi
SHËNIM
• Nëse mbi furçën ushtrohet forcë e tepruar apo
nëse në furçën rrotulluese (cilindri) ngecin sende
të huaja, furça mund të ndalojë së punuari për të
mbrojtur motorin ose fshesën me korrent. Fikeni
fshesën me korrent, hiqni materialin e huaj dhe
më pas ndizeni. Nëse fshesa me korrent nuk
ndizet, fikeni dhe ndizeni sërish.
• Mund të shkaktohet elektricitet statik në varësi
të lagështisë, temperaturës apo materialit të
dyshemesë etj. në shtëpinë tuaj. Nëse ndodh
vazhdimisht, kontaktoni me një qendër të
shërbimit të "Samsung".
• Karikojeni plotësisht baterinë:
- Para përdorimit për herë të parë të një
baterie të sapoblerë apo nëse nuk e keni
përdorur baterinë për një kohë të gjatë.
- Kur treguesi i nivelit të baterisë është në
nivelin më të ulët dhe pulson.
• Nëse nuk do ta përdorni fshesën me korrent
për një kohë të gjatë ose nëse do të largoheni
nga shtëpia për një kohë të gjatë, hiqeni nga
priza suportin për mur, si dhe shkëputeni nga
bateria. Bateria do të shkarkohet ngadalë kur
nuk karikohet dhe nuk përdoret.
• Karikojeni baterinë kur është në nivel të ulët.
Nëse niveli i baterisë qëndron i ulët për një
kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë degradimin
e performancës së baterisë.
KUJDES
• Mos e prekni furçën kur është duke punuar furça
rrotulluese (cilindri) brenda furçës.
- Përndryshe mund të zini dorën duke
shkaktuar një lëndim.
• Mos e përdorni fshesën me korrent në objekte
që mund të gërvishten lehtësisht (televizorë dhe
ekrane monitorësh etj.).
Mirëmbajtja
SHËNIM
• Ndonjëherë, rrota e një furçe mund të gërvishtë
dyshemenë. Para përdorimit të fshesës me
korrent, kontrolloni gjendjen e rrotave të furçës.
- Nëse në rrotën e furçës ka materiale të huaja
të cilat nuk hiqen lehtësisht, kontaktoni me
një qendër shërbimi të "Samsung".
KUJDES
• Ruajtja e fshesës me korrent në dritën e diellit
për orë të gjata mund të shkaktojë deformimin
ose çngjyrosjen e pjesëve të fshesës. Prandaj,
pas pastrimit të pjesëve të fshesës me korrent,
thajini në hije.
• Mos e pastroni me ujë furçën e fshesës me
korrent. Pastrimi i saj me ujë mund të shkaktojë
deformimin ose çngjyrosjen e furçës.
• Duhet ta hiqni suportin për mur nga priza
përpara pastrimit.
• Nëse vini re një rënie të vazhdueshme të
thithjes apo nëse fshesa me korrent mbinxehet
përtej normales, zëvendësoni filtrin e imët të
pluhurave.
• Pas pastrimit të <pluhurave>, të <filtri-rrjetë
metalik> ose të <mikrofiltri me larje> me ujë,
thajini në hije.
- Produkti mund të deformohet nëse vihet nën
efektin e nxehtësisë.
Shqip 11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Jet 60 turbo

Table of Contents