Samsung VS15A60 Series User Manual page 76

Hide thumbs Also See for VS15A60 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacione për sigurinë
kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk
duhet të luajnë me pajisjen. Fëmijët nuk duhet
ta pastrojnë apo të kryejnë mirëmbajtje të
fshesës me korrent pa mbikëqyrjen e të rriturve.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për të siguruar që
të mos luajnë me pajisjen.
• Bateria duhet hequr nga njësia kryesore para
pastrimit apo kryerjes së mirëmbajtjes te fshesa
me korrent.
• Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve
zgjatues.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç
duhet, fikeni dhe konsultohuni me një agjent të
autorizuar të shërbimit të "Samsung".
• Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kordoni
elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga
prodhuesi, agjenti i shërbimit ose një person me
kualifikim të ngjashëm.
• Mos e përdorni për të thithur ujin.
• Mos e zhytni në ujë për ta pastruar.
• Kontaktoni me "Samsung" ose me një qendër
shërbimi të "Samsung" për ndërrim, nëse lind
nevoja.
Suporti për mur
• Mos e modifikoni spinën e polarizuar për ta
përshtatur me prizë të papolarizuar apo me
kordon zgjatues.
• Mos e përdorni jashtë shtëpisë, as në sipërfaqe
të lagura.
• Hiqeni suportin për mur nga priza kur nuk e
përdorni dhe përpara servisit.
• Për karikim përdorni vetëm suportin për mur të
ofruar nga prodhuesi.
• Mos e përdorni me kordon apo spinë të dëmtuar.
• Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga kordoni,
mos e përdorni kordonin si dorezë, mos
e mbyllni derën sipër kordonit dhe mos e
tërhiqni këtë të fundit duke e prekur te majat
ose te buzët e mprehta. Mbajeni kordonin larg
sipërfaqeve të nxehta.
• Mos përdorni kordonë zgjatues apo priza me
kapacitet të papërshtatshëm rryme.
• Mos i karikoni bateritë e pakarikueshme.
6
Shqip
• Mos e hiqni nga priza duke e tërhequr nga
kordoni. Për ta hequr nga priza, kapeni nga
spina dhe jo nga kordoni.
• Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë, pasi
mund të shpërthejnë në temperatura të larta.
• Mos u përpiqni ta hapni suportin për mur.
Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një
qendër e kualifikuar shërbimi e "Samsung".
• Mos e ekspozoni suportin për mur ndaj
temperaturave të larta dhe mos e lejoni të bjerë
në kontakt me ndonjë lloj lagështire.
Fshesë me korrent
• Mos mblidhni objekte të forta apo të mprehta si
xhamat, gozhdët, vidat, monedhat etj.
• Mos e përdorni pa vendosur filtër. Kur jeni
duke kryer mirëmbajtjen e njësisë, mos i
futni kurrë gishtat ose objekte të tjera në
folenë e ventilimit, pasi pajisja mund të ndizet
aksidentalisht.
• Mos vendosni objekte te vrimat. Mos e përdorni
me vrima të bllokuara. Mbajini vrimat pa pluhur,
fije, qime dhe gjithçka që mund të reduktojë
qarkullimin e ajrit.
• Mos mblidhni materiale toksike (zbardhues klori,
amoniak, pastrues tubash etj.).
• Mos pastroni asgjë që është duke u djegur ose
që nxjerr tym, si cigaret, shkrepëset ose hiri i
nxehtë.
• Mos e përdorni fshesën me korrent në hapësira
të mbyllura e të mbushura me avuj të çliruar
nga bojërat me bazë vaji, holluesit e bojës,
substancat kundër molës, pluhurat e djegshëm
ose avuj të tjerë shpërthyes apo toksikë.
Instalimi
Nëse hasni problem me instalimin e suportit
për mur, kontaktoni qendrën e shërbimit të
"Samsung".
SHËNIM
Defektet e produktit apo lëndimet që vijnë si
pasojë e instalimit të suportit për mur, mund të
mos ju kompensohen.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Jet 60 turbo

Table of Contents