Makita HR2470 Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for HR2470:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shpimi në dru ose metal
► Fig.20: 1. Përshtatësi i mandrinos 2. Mandrino
shpimi pa çelësa
► Fig.21: 1. Mandrinë për ndryshimin e shpejtë të
SDS-plus 2. Linja e ndryshimit të kapakut
3. Ndryshimi i kapakut
► Fig.22: 1. Boshti 2. Mandrinë shpimi për ndryshim të shpejtë
3. Linja e ndryshimit të kapakut 4. Ndryshimi i kapakut
► Fig.23: 1. Bokulla 2. Unaza 3. Mandrinë shpimi për
ndryshim të shpejtë
Për modelin HR2470/HR2470F
Përdorni grupin opsional të mandrinës së shpimit. Për
ta instaluar referojuni "Instalimit ose heqjes së puntos"
që përshkruhet në faqen e mëparshme.
Për modelin HR2470T/HR2470FT
Përdorni mandrinën e shpimit për ndryshimin e
shpejtë si pajisje standarde. Për ta instaluar referojuni
"ndryshimit të mandrinës për ndryshimin e shpejtë të
SDS-plus" që përshkruhet në faqen e mëparshme.
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtim kundërorar për
të hapur nofullat e mandrinës. Vendosni punton në mandrinë
deri në fund. Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtim
orar për të shtrënguar mandrinën. Për të hequr punton, mbani
unazën dhe rrotulloni bokullën në drejtim kundërorar.
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në simbolin
Mund të bëni shpime me diametër deri në 13 mm në
metal dhe me diametër deri në 32 mm në dru.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë "rrotullim me goditje" kur
mandrina e shpimit për ndryshimin e shpejtë
është e instaluar në vegël. Mandrina e shpimit
për ndryshimin e shpejtë mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur
vegla të kthehet mbrapsht.
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës
dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt të
objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e madhe
përdredhëse. Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes kur
puntoja fillon të depërtojë përmes objektit që po punohet.
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin e
anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë, vegla
mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani fort.
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të përpunohen
në morsë ose pajisje të ngjashme për shtrëngim.
Shpime me pjesën qendrore prej diamanti
Kur kryeni punime shpimi me majë prej diamanti, gjithmonë
vendoseni levën e ndryshimit në pozicionin
përdorur regjimin e punës "vetëm rrotullim".
KUJDES:
Nëse kryeni punime shpimi me majë prej diamanti
me anë të regjimit të punës "rrotullim me goditje",
puntoja me majë prej diamanti mund të dëmtohet.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Punto me majë karbiti SDS-Plus
Bulino shpuese
Daltë e ftohtë
Daltë për leskërim
Daltë për kanale
Grupi i mandrinës së shpimit
Mandrinë shpimi S13
Përshtatësi i mandrinos
Çelësi i mandrinos S13
Grasoja për punton
Mbajtësja anësore
Matësi i thellësisë
Fryrësja
Kapaku kundër pluhurit
Montimi i shkarkuesit të pluhurit
Syze mbrojtëse
Kutia mbajtëse plastike
Mandrino shpimi pa çelësa
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
për të
19 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr2470fHr2470ftHr2470t

Table of Contents