Philips HX6907/01 Manual page 90

Uv sanitizer
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7 Futeni sërish llambën e dritës UV.
Për të rifutur llambën, bashkërenditni fundin e llambës me mbajtësen
metalike dhe shtyjeni llambën në mbajtëse.
8 Futeni sërish ekranin mbrojtës.
Për të rifutur ekranin, bashkërenditni dhëmbëzat në ekran me vrimat në
sipërfaqen reflektive pranë llambës së dritës UV. Shtyjeni ekranin direkt në
vrima në higjienizues.
9 Vendoseni sërish vasketën e pikimit në higjienizuesin UV.
10 Pas pastrimit, sigurohuni që higjienizuesi të jetë plotësisht i thatë përpara
ta fusni në prizë.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni për një kohë të gjatë produktin, hiqeni atë nga priza,
pastrojeni dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së
drejtpërdrejtë të diellit.
Zëvendësimi
Llambat e ndërrimit UV ofrohen nga qendra e shërbimit ndaj klientit e "Philips
Sonicare". Vizitoni:www.philips.com/support për të kontaktuar qendrën tuaj
lokale të kujdesit ndaj klientit të "Philips".
Garancia dhe mbështetja
Për informacion mbi produktin, mbështetje dhe udhëzime në internet për
përdoruesin, vizitoni: www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e
garancisë ndërkombëtare.
Kushtet e garancisë ndërkombëtare nuk mbulojnë sa më poshtë:
-
Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të paautorizuara të
ndërrimit.
-
Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia, modifikimi
ose riparimi i paautorizuar.
-
Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet, gërryerjet,
çngjyrimin ose zbehjen.
-
Llamba e dritës UV.
Riciklimi
-
Llamba e dritës UV e higjienizuesit përmban merkur. Mos e hidhni llambën
e dritës UV me mbeturinat normale të shtëpisë në fund të jetëgjatësisë së
saj. Dorëzojini në pikë zyrtare grumbullimi për riciklim.
91
Shqip

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents