Makita DRV150 Instruction Manual page 18

Cordless rivet gun
Hide thumbs Also See for DRV150:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së veglës/
baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë në motor
për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe baterisë. Vegla do të
ndalojë automatikisht gjatë punës nëse vegla ose bateria janë
vendosur sipas një prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur bateria vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë,
fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën
e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba pulson. Në këtë rast, lëreni
veglën dhe baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk është i mjaftueshëm, vegla
ndalon automatikisht. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga
vegla dhe ngarkojeni.
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Kur lironi këmbëzën e çelësit, vegla ndalon dhe
kthehet në pozicionin fillestar.
Vegla mund të mos jetë në pozicionin fillestar në rastet e
mëposhtme. Kthejeni veglën në pozicionin fillestar duke tërhequr
dhe lëshuar këmbëzën e çelësit përpara se të përdorni veglën.
Kur përdorni veglën për herë të parë.
Pas ndërrimit të kutisë së baterisë.
Kur vegla ndalon për shkak të mbingarkesës.
Pas kryerjes së mirëmbajtjes.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.4: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
18 ALBANIAN
Përpara se ta vendosni

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Drv250

Table of Contents