Beko DS9414CX2 User Manual page 42

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

6.2 Pastrimi i sensorit
Hapni derën e ngarkimit të tharëses.
Lëreni pajisjen të ftohet nëse është ende
e nxehtë për shkak të procesit të tharjes.
Fshini sipërfaqet metalike të sensorit me
një pëlhurë të butë, të shuar me uthull,
dhe thajeni atë.
C
SHËNIM
Pastroni sipërfaqet metalike të sensorëve
4 herë në vit.
Mos përdorni vegla metalike kur pastroni
sipërfaqet metalike të sensorëve.
A
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni asnjëherë tretës, agjentë
pastrimi apo substanca të ngjashme për
pastrim për shkak të rrezikut të zjarrit dhe
shpërthimit.
6.3 Zbrazja e depozitës së ujit
Gjatë procesit të tharjes, lagështia e rrobave
largohet e kondensohet dhe uji që krijohet
grumbullohet në depozitën e ujit. Zbrazeni
depozitën e ujit pas çdo cikli të tharjes.
42
Brenda në tharëse
ka sensorë për
lagështinë të cilët
tregojnë nëse
rrobat janë tharë
apo jo.
Për të pastruar
sensorët:
A
PARALAJMËRIM!
Uji i kondensuar nuk është i pijshëm!
Mos e hiqni asnjëherë depozitën e ujit kur
programi është në punë.
Nëse harroni që të zbrazni depozitën e ujit,
pajisja do të ndalojë gjatë cikleve pasuese të
tharjes kur ajo të jetë plot dhe do të ndizet
simboli i depozitës së ujit. Në një rast të tillë,
shkarkoni depozitën e ujit dhe shtypni butonin
Nis/pezullo për të vazhduar ciklin e tharjes.
Për të zbrazur depozitën e ujit:
1. Hiqni me kujdes depozitën e ujit në sirtar
ose kontejner.
2. Zbrazni ujin nga depozita.
Nëse ka grumbullim të pusheve në gypin
e depozitës së ujit, pastrojini me ujë të
rrjedhshëm.
Vendoseni depozitën e ujit në vendin e
saj.
C
SHËNIM
Nëse përdoret si opsion shkarkimi i
drejtpërdrejtë i ujit, nuk ka arsye që të
zbrazni depozitën e ujit.
6.4 Pastrimi i kondensatorit
Sasi të vogla pushi mund të kalojnë në filtrin
e pushit dhe të grumbullohen në sipërfaqen
metalike të kondensatorit.
Sipërfaqja metalike e kondensatorit duhet të
pastrohet rregullisht.
Nëse ikona e avulluesit pulson në ekran,
kontrolloni sipërfaqen metalike të kondensatorit.
Nëse është e papastër, pastrojeni atë. Kjo pjesë
duhet të kontrollohet të paktën një herë çdo 6
muaj.
Tharësja / Manuali i përdoruesit

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents