Beko DS9414CX2 User Manual page 29

Table of Contents

Advertisement

Available languages

Available languages

1.3 Përdorimi i synuar
Tharësja është projektuar për përdorim
shtëpiak. Nuk është e përshtatshme për
përdorim në biznes dhe nuk mund të
përdoret jashtë përdorimit të saj të synuar.
Përdoreni tharësen vetëm për të tharë
rroba të cilat kanë shenjën përkatëse.
Prodhuesi heq dorë nga përgjegjësia
që lind nga përdorimi apo transporti jo i
duhur.
Jeta e shërbimit të tharëses që keni blerë
është 10 vjet. Gjatë kësaj periudhe do
të ketë në dispozicion pjesë këmbimi që
tharësja të funksionojë siç duhet.
1.4 Siguria për fëmijët
Materialet ambalazhuese janë të
rrezikshme për fëmijët. Mbajini materialet
ambalazhuese larg fëmijëve.
Produktet elektrike janë të rrezikshme për
fëmijët. Mbajini fëmijët larg produktit kur
ai është në punë. Mos i lejoni ata që ta
ngacmojnë tharësen. Përdorni kyçjen për
fëmijët me qëllim që t'i parandaloni ata që
ta ngacmojnë tharësen.
C
SHËNIM
Kyçja për fëmijët gjendet në panelin e
kontrollit.
(Shihni Kyçjen për fëmijët)
Mbajeni derën e ngarkimit të mbyllur edhe
kur tharësja nuk është në përdorim.
Tharësja / Manuali i përdoruesit
1.5 Pajtimi me rregulloren e WEEE
dhe asgjësimi i produktit
Ky produkt është në përputhje me
Direktivën evropiane WEEE
(2012/19/EU). Ky produkt ka një
simbol klasifikimi për pajisjet
elektrike dhe elektronike të
përdorura (WEEE).
Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe
materiale me cilësi të lartë, të cilat mund të
ripërdoren dhe janë të përshtatshme për
riciklim. Mos e hidhni produktin e përdorur
bashkë me mbeturinat familjare dhe mbeturinat
e tjera në fund të jetës së shërbimit të produktit.
Çojeni atë në qendrën e grumbullimit për
riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Këshillohuni me autoritetet lokale për të mësuar
mbi këto qendra të grumbullimit.
RREZIK!
R290 është një lëng ftohës i ndezshëm.
Për këtë arsye, sigurohuni që sistemi dhe
tubat nuk dëmtohen gjatë përdorimit dhe
manovrimit.
Mbajeni produktin larg nga burimet e
mundshme të nxehtësisë që mund të
shkaktojnë ndezjen në rast dëmtimi.
Mos e hidhni produktin pas përdorimit
duke i vënë zjarrin.
1.6 Pajtimi me direktivën RoHS:
Produkti që keni blerë është i pajtueshëm
me Direktivën EU RoHS (2011/65/EU). Ai
nuk përmban materiale të dëmshme dhe të
ndaluara të specifikuara në Direktivë.
1.7 Informacione për ambalazhin
Materialet e paketimit të produktit prodhohen
nga materiale të riciklueshme në përputhje
me Rregulloret tona kombëtare për mjedisin.
Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me
mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera.
Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet
e paketimit të përcaktuara nga autoritetet
lokale.
29

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents