Download Print this page

Makita AF506 Instruction Manual page 78

Hide thumbs Also See for AF506:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Shkëputeni gjithmonë tubin përpara
se të rregulloni apo të kontrolloni funksionin mbi
vegël.
Rregullimi i thellësisë së gozhdimit
► Fig.5: 1. Rregulluesi
Për të rregulluar thellësinë e gozhdimit, rrotulloni rregulluesin.
Thellësia e gozhdimit është më e thella kur rregulluesi
rrotullohet plotësisht në drejtimin A të treguar në figurë.
Ajo do të bëhet më e cekët ndërsa rregulluesi rrotullohet
në drejtimin B.
Nëse gozhdët nuk mund të hyjnë aq thellë sa kërkohet
edhe kur rregulluesi rrotullohet plotësisht në drejtimin A,
shtoni presionin e ajrit.
Nëse gozhdët ngulen shumë thellë edhe kur rregulluesi
rrotullohet plotësisht në drejtimin B, ulni presionin e ajrit.
Përgjithësisht, jetëgjatësia e shërbimit do të jetë më e
madhe nëse vegla përdoret me presion më të ulët të
ajrit dhe nëse rregulluesi vendoset në thellësi më të
thellë të nguljes së gozhdëve.
Grepi
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
KUJDES:
Mos e varni grepin nga rripi i
mesit. Nëse gozhduesi bie aksidentalisht, kjo mund
të rezultojë në shkrepje aksidentale dhe lëndime
personale.
► Fig.6
► Fig.7: 1. Grepi
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht.
Kompresori me ajër
KUJDES:
Mos ia drejtoni dikujt tytën e kompresorit
me ajër. Gjithashtu, mbajini duart dhe këmbët larg tytës.
Nëse shtypet pa dashje butoni i kopmresorit me ajër, ai mund
të shkaktojë lëndime personale.
KUJDES:
Gjithmonë kontrolloni mjedisin
rrotull përpara se të përdorni kompresorin me ajër.
Pluhuri ose objektet që fryhen mund të godasin dikë.
KUJDES:
Mos e lidhni ose shkëputni tubin e
ajrit ndërsa shtypni butonin e kompresorit me ajër.
Ajri i furnizuar në vegël mund të përdoret edhe si
kompresor me ajër. Mund ta pastroni zonën e punës
duke shtypur butonin në fundin e dorezës.
► Fig.8: 1. Butoni
VINI RE:
Pasi të përdorni kompresorin me ajër, forca
vidhosëse e veglës do të bjerë përkohësisht. Prisni
derisa të rikuperohet presioni i ajrit në këtë rast.
VINI RE:
Kryeni një test fryrjeje nëse përdorni
kompresorin me ajër menjëherë pasi është aplikuar
vaj. Vaji mund të spërkatet me ajrin.
MONTIMI
KUJDES:
Shkëputeni gjithmonë tubin përpara
se të kryeni ndonjë punë mbi vegël.
Ngarkimi i gozhdëve
KUJDES:
Ngarkoni të njëjtin lloj, madhësi
dhe gjatësi uniforme të gozhdëve kur ngarkoni
gozhdë në kasetë.
1.
Tërhiqni kapakun rrëshqitës kur shtypni poshtë
levën për të hapur kasetën.
► Fig.9: 1. Leva 2. Kapaku rrëshqitës
2.
Bashkërenditni majën e gozhdëve me kanalin e
kasetës dhe shtyni gozhdët në grykën e shkrepjes.
► Fig.10: 1. Gozhda 2. Kanali 3. Gryka e shkrepjes
3.
Mbylleni kapakun rrëshqitës derisa të kyçet.
KUJDES:
Mos fusni gishtin në korridorin
e kapakut rrëshqitës. Gishti mund t'ju kapet në
kapakun rrëshqitës.
KUJDES:
Kur nuk është në përdorim, hiqni të
gjitha gozhdët nga kaseta dhe mbyllni kapakun
rrëshqitës.
Përshtatësi i hundëzës
Për të mos lejuar që sipërfaqja e materialit të punës
të gërvishtet ose të dëmtohet, përdorni përshtatësin e
hundëzës.
► Fig.11: 1. Përshtatësi i hundëzës 2. Elementi i
kontaktit
Në vendin e treguar në figurë është vendosur një
përshtatës rezervë hundëze.
► Fig.12: 1. Përshtatësi rezervë i hundëzës
Lidhja e tubit të ajrit
KUJDES:
Mos e vendosni gishtin te këmbëza
kur lidhni tubin e ajrit.
► Fig.13: 1. Pajisja e ajrit 2. Foleja e ajrit
Vendoseni folenë e ajrit të tubit të ajrit në pajisjen e ajrit
në vegël. Sigurohuni që foletë e ajrit të bllokohen mirë
në pozicion kur i instaloni në pajisjen e ajrit.
Duhet instaluar dhe një bashkues tubash mbi veglën
apo pranë saj në mënyrë të atillë që rezervuari i
presionit të shkarkohet në çastin kur shkëputet
bashkimi i furnizimit me ajër.
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni që të punojnë të gjitha
sistemet e sigurisë përpara se të nisni punën.
78 ALBANIAN

Advertisement

loading