Makita AR411HR Instruction Manual page 20

Pneumatic auto feed coil screwdriver
Hide thumbs Also See for AR411HR:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
furnizimit me gjak të duarve dhe këmbëve.
Zbatoni si më poshtë për të parandaluar
dëmtimet e trupit tuaj.
Gjithmonë mbajeni veglën lehtë, por të
shtrënguar mirë.
Kryeni punimet e duhura të mirëmbajtjes dhe
zëvendësimin e pjesëve të konsumueshme
sipas nevojës për të kufizuar nivelin e
dridhjes.
Mos e drejtoni te dora ajrin e ftohtë. Mbajini
duart të ngrohta dhe të thata. Vishni veshje
të ngrohta kur punoni në një mjedis të ftohtë.
Shërbimi
1.
Bëni pastrimin dhe mirëmbajtjen menjëherë
pas përfundimit të punës. Mbajeni veglën në
kushtet më optimale. Vajosni pjesët e lëvizshme
për të parandaluar ndryshkjen dhe për të
minimizuar konsumin për shkak të fërkimit.
Pastroni të gjithë pluhurin nga pjesët.
2.
Vegla duhet të inspektohet periodikisht për
etiketimin e duhur të specifikimeve dhe
shenjave. Kontaktoni me prodhuesin për
zëvendësimin e etiketave të shenjave kur është
e nevojshme.
3.
Pyesni qendrën e autorizuar të shërbimit të
Makita-s për inspektimin periodik të veglës.
4.
Për të ruajtur SIGURINË dhe
BESUESHMËRINË, mirëmbajtja dhe riparimet
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të
shërbimit të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
INSTALIMI
Zgjedhja e tubit të ajrit
KUJDES:
Nxjerrja e ulët e ajrit nga
kompresori, ose diametri më i gjatë apo më i
vogël i tubit të ajrit në lidhje me shpeshtësinë e
vidhosjes mund të shkaktojnë rënie të aftësisë
vidhosëse të veglës.
Përdorni një tub ajri rezistent ndaj presionit të lartë.
Përdorni tub ajri sa më të madh dhe më të shkurtër të
mundeni për të siguruar vidhosje të vazhdueshme dhe
efikase.
► Fig.2
MOS lejoni që njohja
Vajosja
Përpara dhe pas përdorimit, aplikoni dy ose tre pika vaj
për vegla pneumatike në pajisjen e ajrit. Pas aplikimit
të vajit, lidhni tubin e ajrit dhe fusni disa vida për
lubrifikimin e duhur.
► Fig.3: 1. Pajisja e ajrit
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që tubi i ajrit
të jetë i shkëputur dhe të mos jetë ngarkuar asnjë
kapëse përpara se të rregulloni ose të kontrolloni
funksionin e veglës.
Rregulluesi i thellësisë së vidhosjes
KUJDES:
Kur rregulloni thellësinë e
vidhosjes, gjithmonë shkëputeni tubin e ajrit.
Kjo vegël është e pajisur me një rregullues për të
ndryshuar thellësinë e vidhosjes. Rrotulloni përshtatësin
për të ndryshuar thellësinë e vidhosjes. Gama e
rregullimit të vidhosjes është 6 mm. Një rrotullim i
përshtatësit rrit/ul thellësinë me rreth 0,8 mm.
► Fig.4: 1. Më thellë 2. Më cekët
Rregullojeni thellësinë e vidhosjes sipas nevojës.
► Fig.5: 1. Vidhosur shumë thellë (rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës) 2. Thellësia e
duhur 3. Vidhosur shumë cekët (rrotullojeni
në drejtim të kundërt të akrepave të orës)
Grepi
KUJDES:
Kur përdorni grepin ose ndryshoni
pozicionin e tij, gjithmonë shkëputeni tubin e ajrit.
Mos e shtrëngoni grepin në rripin e mesit, etj.
Nëse vegla bie, ajo mund të përdoret gabimisht dhe
të shkaktojë lëndim personal.
KUJDES:
Sigurohuni që grepi të bashkohet
me veglën mirë. Nëse shkëputet, vegla mund të
bjerë dhe të vihet në punë gabimisht, gjë që mund
të shkaktojë lëndime personale.
Grepi është i dobishëm për ta varur veglën
përkohësisht. Rrotulloni grepin ndërsa shtypni pjesën
e poshtme. Grepi mund të rrotullohet me 90°. Anën e
montimit të grepit mund ta ndryshoni. Hiqni vidën që
fikson grepin dhe ndryshoni drejtimin.
► Fig.6
Çelësi i regjimit të vidhosjes
Kjo vegël është e pajisur me dy lloje regjimesh
vidhosjeje. Referojuni tabelës më poshtë për zgjedhjen
e regjimit të vidhosjes. Regjimi optimali i vidhosjes
ndryshon sipas materialit të punës. Rrotullojeni
plotësisht çelësin derisa të ngecë në pozicionin e
regjimit të dëshiruar.
► Fig.7: 1. Çelësi
20 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents