Samsung WW9 TA Series User Manual page 267

Hide thumbs Also See for WW9 TA Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
(*): Shtresat prej leshi, mbulesat e shiut, jelekët e peshkimit, pantallonat e skive, çantat e fjetjes, mbulesat e
pelenave, kostumet sportive dhe mbulesat e biçikletave, motoçikletave, makinave, etj.
• Mos i lani qilimat e trashë ose të fortë edhe nëse kanë shenjë për larje në lavatriçe në etiketën e kujdesit. Kjo
mund t'i shkaktojë lëndime ose të dëmtojë lavatriçen, muret, dyshemenë ose rrobat për shkak të dridhjeve
jonormale.
• Mos i lani qilimat apo tapetat e dyerve që e kanë pjesën e poshtme prej gome. Pjesa e poshtme prej gome mund
të shkëputet dhe të ngecë brenda në kazan duke shkaktuar keqfunksionim, si p.sh. probleme me shkarkimin.
Mos e përdorni lavatriçen kur kutia e detergjentit është hequr.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim për shkak të rrjedhjes së ujit.
Mos e prekni pjesën e brendshme të kazanit gjatë ose direkt mbas tharjes pasi është i nxehtë.
• Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Xhami i derës nxehet gjatë procesit të larjes dhe të tharjes. Prandaj, mos e prekni xhamin e derës.
Gjithashtu, mos lejoni që fëmijët të luajnë rreth lavatriçes ose të prekin xhamin e derës.
• Kjo mund të shkaktojë në djegie.
Mos e fusni dorën në sirtarin e detergjentit.
• Kjo mund të shkaktojë lëndim pasi dora juaj mund të kapet nga pajisja ku hidhet detergjenti.
Hiqni kutinë e detergjentit lëng (vetëm modelet që e kanë) kur përdorni detergjent pluhur.
• Nëse nuk e hiqni, uji mund të rrjedhë në pjesën e përparme të sirtarit të detergjentit.
Mos vendosni asnjë objekt (si këpucë, mbetje ushqimore, kafshë) përveç rrobave në lavatriçe.
• Kjo mund të shkaktojë dëmtim të lavatriçes ose lëndim dhe vdekje në rastin e kafshëve për shkak të dridhjeve
anormale.
Mos i shtypni butonat duke përdorur objekte të mprehta si kunja, thika, thonj, etj.
• Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
Mos i lani rrobat e ndotura me vajra, kremra ose locione që zakonisht gjendet në dyqanet e përkujdesjes për lëkurën
ose klinika masazhi.
• Kjo mund të bëjë që gomina të deformohet ose të sjellë si rezultat rrjedhjen e ujit.
Mos lini objekte metalike si paramanë ose karfica flokësh, ose zbardhues në kazan për periudha të gjata kohe.
• Kjo mund të shkaktojë ndryshk në kazan.
• Nëse në sipërfaqen e kazanit fillon të shfaqet ndryshk, përdorni një solucion larës (neutral) në sipërfaqe dhe
përdorni një sfungjer për ta pastruar atë. Mos përdorni kurrë furçë metalike.
Mos përdorni direkt detergjent pastrimi kimik dhe mos lani, shpëlani ose shtrydhni rrobat e ndotura nga detergjenti
i pastrimit kimik.
• Kjo mund të shkaktojë djegie ose ndezje spontane për shkak të nxehtësisë së oksidimit të vajit.
Mos e përdorni ujin e pajisjeve të ftohjes/nxehjes së ujit.
• Kjo mund të shkaktojë probleme me lavatriçen.
Untitled-2 11
Shqip 11
2020-09-07
6:10:48

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ww8 ta seriesWw7 ta series

Table of Contents