Makita DG001G Instruction Manual page 25

Cordless earth auger
Hide thumbs Also See for DG001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Montimi i puntos së turjelës te
përshtatësi i puntos
SHËNIM: Forma dhe mekanizmi i puntos së turjelës
dhe kunjit të turjelës mund të variojnë sipas puntos
së turjelës.
Bashkërenditni vrimën në përshtatësin e puntos me
vrimën në punton e turjelës.
Vendosni punton e turjelës te përshtatësi i puntos.
► Fig.15: 1. Puntoja e turjelës 2. Përshtatësi i puntos
Fiksojeni punton e turjelës me kunjin e turjelës dhe
bllokimin e sigurisë.
► Fig.16: 1. Kunji i turjelës 2. Bllokimi i sigurisë
PËRDORIMI
KUJDES:
Kjo është një vegël e fuqishme
që gjeneron forcë rrotulluese të lartë. Është
e rëndësishme që vegla të mbahet fort dhe të
mbërthehet mirë.
KUJDES:
Përpara përdorimit, kontrolloni
që të mos ketë lëndë të huaja (rërë, dhe etj.) të
ngecura në hapjet ose pjesët lëvizëse.
Pozicioni i përdorimit
Mbajtja e pozicionit të duhur të përdorimit është një prej
procedurave më të rëndësishme dhe më efikase për
kontrollimin e sprapsjes.
Mbani pozicionin e duhur duke praktikuar pikat e
mëposhtme.
Poziciononi veglën në mënyrë të tillë që shiriti
i pritësit të reagimit gjithmonë të kontaktojë me
anën e majtë të mesit.
Mbërtheni dorezën dhe dorezën anësore me të
dyja duart. Mbështillini gishtat rrotull zonave të
mbërthimit, duke i mbajtur zonat e mbërthimit të
kapura mes gishtave të mëdhenj dhe gishtave
tregues.
Mbajeni kurrizin sa më vertikal të jetë e mundur
duke përthyer këmbët siç kërkohet gjatë procesit
të gërmimit.
Qëndroni vigjilent ndaj forcës së reagimit të
rrotullimit të veglës. Gjithmonë mbani pozicionin
e përdorimit që të mund t'i qëndroni forcës së
reagimit të rrotullimit.
► Fig.17: 1. Doreza 2. Doreza anësore 3. Shiriti i
pritësit të reagimit
PARALAJMËRIM:
e gabuar. Mos qëndroni shumë larg nga vegla.
Reagimi dhe kontrolli i duhur mund të mos arrihen në
rast sprapsjeje.
► Fig.18
Shmangni pozicionimin
Operacioni i gërmimit
KUJDES:
Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit
të veglës.
KUJDES:
Kur largoheni nga vegla, p.sh. gjatë
një pushimi, mos e lini veglën të ngulur në tokë
ose të mbështetur në mur. Magazinojeni veglën në
gjendje të qëndrueshme.
VINI RE:
Kur shpejtësia e rrotullimit ulet
shumë, ulni ngarkesën ose ndaloni veglën për të
shmangur dëmtimin e saj.
VINI RE:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë gërmimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë punton e turjelës, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
VINI RE:
Shmangni gërmimin në materiale ku
dyshoni se ndodhen gozhdë të fshehura ose gjëra
të tjera që mund të shtrembërojnë ose thyejnë
punton e turjelës.
VINI RE:
Nëse vegla përdoret në mënyrë
të vazhdueshme derisa kutia e baterisë të
shkarkohet, mos e përdorni veglën për 15 minuta
derisa të vazhdoni me një bateri të re.
Gjatë gërmimit të një grope të thellë ose gërmimit
në tokë argjilore, mos u përpiqni të gërmoni në një
sesion. Gërmojeni gropën duke ngritur dhe ulur
veglën në mënyrë që dheu në gropë të shkriftohet.
Nëse shpejtësia e rrotullimit të veglës ngadalësohet
për shkak të përdorimit me ngarkesë të lartë,
ngrijeni veglën pak, dhe lëvizeni veglën lart e
poshtë për të gërmuar në hapa të vegjël.
Kur rrotulloni punton e turjelës në
drejtim të anasjelltë
Puntoja e turjelës e ngecur mund të hiqet thjesht duke vendosur
çelësin e ndryshimit në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Gjatë punimit mbrapsht, mbajeni fort veglën nga trupi tuaj
për të parandaluar reagimin në drejtim të akrepave të orës.
► Fig.19
KUJDES:
Mbajeni veglën fort. Vegla mund të
kthehet papritmas duke shkaktuar lëndime.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
25 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents