Samsung UE49NU8000 User Manual page 203

Hide thumbs Also See for UE49NU8000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme të
sigurisë
Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin.
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE. MOS E HAPNI.
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E
PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË RIPARUESHME NGA
PËRDORUESI. DREJTOJUNI PERSONELIT TË KUALIFIKUAR
PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të
lartë. Është e rrezikshme të prekni pjesët e
brendshme të produktit.
Ky simbol tregon se produkti përfshin
dokumentacion të rëndësishëm në lidhje me
përdorimin dhe mirëmbajtjen.
• Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme.
Për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole
dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo mbulohen kurrë.
– Mos e vendosni këtë pajisje në hapësirë të izoluar, si p.sh. në raft ose në dollap inkaso, nëse nuk kanë
ajrimin e duhur.
– Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë kaloriferit ose mbi të, ose mbi kanale ajrimi, ose në vende ku
mund të ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
– Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit
në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa
dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore mjedisore që kërkojnë t'i
hidhni bateritë sipas masave të caktuara. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose
riciklimin.
• Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi mund të
shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Kordonët elektrikë duhet të vendosen në mënyrë që të mos shkelen apo kapen nga objekte që vendosen
mbi to. Kushtojuni vëmendje të posaçme skajeve të kordonëve, në priza dhe në pjesët ku dalin nga pajisja.
• Për ta mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur lihet e pambikëqyrur dhe pa u përdorur për kohë të gjatë, hiqeni
nga priza dhe shkëputeni nga antena ose sistemi kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga
rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.
Produkt i kategorisë II: Ky simbol tregon se
nuk nevojitet lidhje sigurie me tokëzimin
elektrik (tokëzimi).
Tensioni AC: Tensioni nominal i shënuar me
këtë simbol është tensioni AC.
Tensioni DC: Tensioni nominal i shënuar me
këtë simbol është tensioni DC.
Kujdes. Drejtojuni udhëzimeve për
përdorimin: Ky simbol udhëzon përdoruesin
që t'i drejtohet manualit të përdorimit për
informacion të mëtejshëm në lidhje me
sigurinë.
Shqip - 3

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents