Samsung Jet Bot VR30T80 Series User Manual page 83

Hide thumbs Also See for Jet Bot VR30T80 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacione për sigurinë
• Për të pastruar të gjitha zonat në shtëpi,
hapni të gjitha dhomat dhe caktoni zonat e
ndaluara me aplikacionin "SmartThings" ose,
për siguri, vendosni shënjuesit e kufirit në
vendet ku "Jet Bot" mund të dëmtohet, si
p.sh. te dera kryesore, veranda, tualeti dhe
shkallët.
• Për karikim të saktë automatik, ndiqni këto
rekomandime.
- Vendoseni gjithmonë në prizë stacionin.
- Instalojeni stacionin aty ku "Jet Bot" mund
ta gjejë lehtësisht.
- Mos lini objekte përpara stacionit.
• Mos e përdorni "Jet Bot" në dysheme të
zeza.
- "Jet Bot" mund të mos funksionojë
normalisht.
• Mos vendosni objekte brenda distancës 0,5
m nga të dyja anët e stacionit ose 1 m nga
ana e përparme e tij.
• Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit të
karikimit të stacionit të mos jetë e dëmtuar
ose të mos ketë lëndë të huaja sipër.
• Për zonat shumë të ulëta ku "Jet Bot" mund
të ngecë, caktoni zonat e ndaluara me
aplikacionin "SmartThings" ose vendosni
shënjuesit e kufirit për të parandaluar
futjen e "Jet Bot".
• Mos e instaloni stacionin në një zonë me
dysheme të errët.
- Nëse dyshemeja përreth stacionit është e
errët, pengohet rikarikimi.
• Përpara pastrimit, hiqni pengesat që mund
të pengojnë lëvizjen e "Jet Bot" (si p.sh.
shilarësi ose rrëshqitëset e fëmijëve për
ambiente të brendshme).
• Mos e përdorni "Jet Bot" në vende më të
ngushta se rrezja e tij e rrotullimit prej
0,5 m ose më pak.
• Përpara përdorimit të "Jet Bot", hiqni
objektet që mund të thyhen, si p.sh. xhama,
korniza, pasqyra dhe sende prej porcelani,
në mënyrë që "Jet Bot" të punojë pa
ndërprerje.
• Nëse furça apo kapaku i furçës nuk është
montuar siç duhet, dyshemeja mund të
gërvishtet ose produkti mund të pësojë
avari.
• Përdorni të dyja duart për ta mbajtur
produktin.
• Mos e vendosni stacionin në një vend ku ka
lëvizje të shpeshta të njerëzve, në hyrje apo
kalime të ngushta.
- Njerëzit mund të pengohen dhe të
lëndohen ose produkti mund të dëmtohet.
• Mos e shtyni stacionin.
Gjatë përdorimit
PARALAJMËRIM
• Nëse "Jet Bot" lëshon tinguj jonormalë,
aroma ose tym, fikni menjëherë çelësin
elektrik të "Jet Bot" dhe kontaktoni qendrën
e shërbimit.
KUJDES
• Përdorimi i "Jet Bot" në tapet të trashë
mund të dëmtojë si "Jet Bot", ashtu edhe
tapetin.
- "Jet Bot" nuk mund të kalojë mbi një tapet
me fibra më të gjata se 2 cm.
• Mos e përdorni "Jet Bot" mbi tavolina ose
sipërfaqe të tjera të larta.
- Ka rrezik dëmtimi nëse ai rrëzohet.
• "Jet Bot" mund të përplaset me karriget ose
këmbët e tavolinës, ndaj zhvendosini ato
për pastrim më të shpejtë dhe efikas.
• Kur "Jet Bot" është në punë, mos e ngrini
dhe mos e zhvendosni atë në një zonë
tjetër.
• Mos e mbani "Jet Bot" nga rrotat drejtuese
kur e zhvendosni atë në një zonë tjetër.
• Mos vendosni objekte mbi "Jet Bot", pasi
mund të shkaktojë avari në sensorin
"LiDAR" ose në "Jet Bot".
• Hiqni menjëherë letrat e mëdha ose qeset
plastike kur përdorni "Jet Bot", pasi ato
mund të bllokojnë vrimën e hyrjes.
7
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents