Makita DF488D Instruction Manual page 16

Hide thumbs Also See for DF488D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
► Fig.2: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.3: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Ndryshimi i shpejtësisë
► Fig.4: 1. Leva e ndryshimit të shpejtësisë
KUJDES:
Vendosni gjithmonë leva për
ndryshimin e shpejtësisë në pozicionin e duhur.
Nëse përdorni veglën duke vendosur levën e
ndryshimit të shpejtësisë midis anës "1" dhe "2", vegla
mund të dëmtohet.
KUJDES:
Mos e përdorni levën e ndryshimit
të shpejtësisë ndërsa është duke punuar. Vegla
mund të dëmtohet.
Numri i
Shpejtësia
afishuar
1
E ulët
2
E lartë
Për të ndryshuar shpejtësinë, në fillim fikni veglën.
Shtyni levën e ndryshimit të shpejtësisë që të afishojë
"2" për shpejtësi të lartë dhe "1" për shpejtësi të ulët.
Përpara përdorimit, sigurohuni që leva e ndryshimit të
shpejtësisë të jetë vendosur në pozicionin e duhur.
Nëse shpejtësia e veglës ulet shumë gjatë përdorimit
me afishimin "2", shtyjeni levën në afishimin "1" dhe
rifilloni përdorimin.
Forca e
Përdorimi i
shtrëngimit
aplikueshëm
E lartë
Përdorimi me
ngarkesë të
rëndë
E ulët
Përdorimi me
ngarkesë të
lehtë
Rregullimi i rrotullimit shtrëngues
► Fig.5: 1. Unaza e rregullimit 2. Gradimi 3. Shigjeta
Rrotullimi shtrëngues mund të rregullohet në 17 nivele
duke rrotulluar unazën e rregullimit. Bashkërenditni
gradimet me shigjetën në trupin e veglës. Mund të
arrini rrotullimin shtrëngues minimal në 1 dhe rrotullimin
shtrëngues maksimal në
Friksioni do të rrëshqasë në nivele të ndryshme
shtrëngimi kur caktohet në numrat 1 deri në 16.
Friksioni është projektuar të mos rrëshqasë në
shenjën
.
Përpara se të filloni punë fusni një vidë për provë në
materialin tuaj të punës ose në një material identik me
të për të përcaktuar se cili nivel rrotullimi kërkohet për
një aplikim të caktuar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e majës së
kaçavidës / majës së puntos
KUJDES:
Pas instalimit të majës së kaçavidës,
sigurohuni që ajo të jetë siguruar fort. Nëse del, mos
e përdorni për së dyti.
► Fig.6: 1. Bokulla 2. Hapur 3. Mbyllur
Ktheni bokullën në drejtimin kundërorar për të hapur
nofullat e mandrinës. Vendosni majën e kaçavidës /
majën e puntos në mandrinë deri në fund. Kthejeni
bokullën në drejtim orar për të shtrënguar mandrinën.
Për ta hequr majën e kaçavidës / majën e puntos,
kthejeni bokullën në drejtim kundërorar.
PËRDORIMI
KUJDES:
Futeni gjithmonë deri në fund
kutinë e baterisë derisa të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme të
butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht. Futeni
plotësisht derisa treguesi i kuq të mos shihet. Në të
kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Kur shpejtësia ulet shumë, ulni
ngarkesën ose ndaloni veglën për të shmangur
dëmtimin e saj.
Mbajeni veglën fort me njërën dorë te doreza dhe me
dorën tjetër në pjesën e poshtme të kutisë së baterisë
për të kontrolluar veprimin e përdredhjes.
16 SHQIP
.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents