Makita DCE090 Instruction Manual page 32

Cordless
Hide thumbs Also See for DCE090:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me
kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së
baterisë është e ulët. Në këtë moment, për shembull,
përdoreni veglën për një prerje të lehtë për pak kohë
derisa kutia e baterisë të marrë temperaturën e
dhomës. Më pas, vegla mund të punojë me kapacitet
të plotë.
SHËNIM: Nëse prerja e diskut të diamantit fillon të
dobësohet, mpriheni anën prerëse të diskut duke
përdorur një disk të vjetër mprehës me kokrra të
ashpra ose një bllok betoni. Mpriheni duke e shtyrë
lehtë mbi skajin e jashtëm të diskut të diamantit.
Kur e furnizoni me ujë gjatë prerjes
KUJDES:
Kur përdorni një disk diamanti me
lagie, gjithmonë furnizojeni me ujë gjatë prerjes.
Lidheni veglën me furnizimin me ujë dhe rrotulloni
rubinetin në drejtimin e shigjetës siç ilustrohet.
Rregulloni pozicionin e rubinetit për të pasur qarkullim
të shtruar të ujit.
► Fig.18: 1. Rubineti
KUJDES:
Kur furnizoni ujë, gjithmonë
mbajeni kokën e veglës më ulët se trupin e veglës
për të mos lejuar që të hyjë ujë në mekanizmin
e veglës. Në të kundërt mund të shkaktohet goditje
elektrike.
► Fig.19
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pas çdo përdorimi, hiqni kutinë e baterisë dhe diskun
dhe më pas pastroni tallashin, papastërtitë ose copëzat
metalike të akumuluara brenda mbrojtëses së diskut.
Pastrojeni trupin e veglës duke fshirë tallashin dhe
papastërtitë me një leckë të thatë ose me një të njomur
me ujë me sapun dhe të shtrydhur. Përdorni një leckë
të thatë për të fshirë papastërtitë nga lentja e llambës.
Bëni kujdes të mos gërvishtni lenten e llambës, në të
kundërt ajo do të ulë ndriçimin.
► Fig.20: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Lentja e llambës
Pastrimi i vrimave të ajrit
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose sa herë
që nisin të bllokohen.
► Fig.21: 1. Vrima e hyrjes 2. Vrima e daljes
Ndërrimi i rripit në formë V-je
1.
Hiqni kutinë e baterisë dhe diskun.
2.
Lironi bulonat hekzagonalë duke përdorur çelësin
fiso hekzagonal dhe më pas hiqni kapakun.
► Fig.22: 1. Buloni hekzagonal 2. Kapaku
3.
Gjatë rrotullimit të fortë të rripit në formë V-je në
mënyrë që pjesa e brendshme të jetë me pamje lart
siç tregohet në figurë, rrotulloni bulonin në pulexhën (e
madhe) në drejtim të kundërt të akrepave të orës duke
përdorur çelësin me tub.
Rripi në formë V-je do të devijojë nga shina dhe do të
dalë ndërsa rrotulloni bulonin.
► Fig.23: 1. Rripi në formë V-je 2. Pulexha (e madhe)
3. Çelësi me tub
VINI RE:
Asnjëherë mos e rrotulloni çelësin me
tub në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Nëse veproni ashtu, do të lironi pulexhën (e
madhe) dhe kjo do të rezultojë në performancë të
keqe.
4.
Vendosni rripin e ri në formë V-je te pulexha (e
vogël). Vendosni fundin tjetër të rripit në formë V-je në
pulexhën (e madhe) në mënyrë që të kapet pjesërisht
në shinën e përparme të pulexhës. (Nuk është nevoja
që të kapni rripin në formë V-je në të gjitha shinat e
pulexhës në këtë fazë). Pas kësaj, rrotulloni bulonin
e pulexhës (së madhe) në drejtim të akrepave të orës
duke përdorur çelësin me tub.
Rripi në formë V-je do të hyjë në shinë ndërsa rrotulloni
bulonin.
► Fig.24: 1. Pulexha (e vogël) 2. Pulexha (e madhe)
3. Çelësi me tub
Sigurohuni që të gjithë udhëzuesit në rrethin e
brendshëm të rripit në formë V-je të futen në shinat
në pulexha. Të gjitha shinat në pulexhë duhet të
mbështesin udhëzuesit në rripin në formë V-je. Nëse ka
një shinë që nuk e mbështet udhëzuesin, rripi në formë
V-je nuk është instaluar mirë.
► Fig.25: 1. Shina në pulexhë 2. Udhëzuesi në rripin
në formë V-je
5.
Vendosni kapakun në vegël dhe shtrëngoni
bulonat hekzagonalë duke përdorur çelësin fiso
hekzagonal.
► Fig.26: 1. Tubi 2. Kapaku 3. Buloni hekzagonal
VINI RE:
Sigurohuni që tubi për furnizimin me
ujë të jetë në pozicionet që tregohen në figurë
përpara se të vendosni kapakun.
32 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents