Makita LS002G Instruction Manual page 63

Cordless
Hide thumbs Also See for LS002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Animi i fletës së sharrës së
rrumbullakët përtej rrezes 0° - 45°
1.
Rrotulloni diskun e mbajtëses në drejtim të akrepave të orës.
2.
Mbani dorezën dhe anojeni shasinë përmes 45°
në të majtë ose në të djathtë.
3.
Tërhiqeni shasinë prapa lehtë dhe kthejeni levën për
këndin e prerjes së pjerrët 48° në drejtim të akrepave të orës.
4.
Anojeni shasinë më tej në të majtë ose në të
djathtë ndërkohë që mbani levën të liruar.
5.
Shtrëngojeni diskun e mbajtëses në drejtim të
akrepave të orës për të siguruar krahun.
► Fig.26: 1. Disku i mbajtëses 2. Doreza 3. Leva e
lirimit për këndin e prerjes së pjerrët 48°
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë(të) e baterisë në vegël, kontrolloni
gjithmonë për të parë nëse këmbëza e çelësit
aktivizohet siç duhet dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet. Mos e
tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa shtypur
butonin e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit. Përdorimi i veglës me një çelës që
nuk funksionon siç duhet mund të çojë në humbje të
kontrollit dhe lëndim të rëndë personal.
PARALAJMËRIM:
përdorni veglën pa çelës plotësisht funksional.
Një vegël, çelësi i së cilës nuk punon siç duhet është
SHUMË E RREZIKSHME dhe duhet të riparohet
përpara se të përdoret më tej, përndryshe mund të
pësoni lëndime personale serioze.
PARALAJMËRIM:
forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër. Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e
bllokimit. Një çelës që ka nevojë të riparohet mund
të çojë në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime
personale të rënda. Çojeni veglën në qendrën
e shërbimit të Makita-s për riparimet e duhura
PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
► Fig.27: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i bllokimit
3. Vrima për drynin
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së çelësit,
vegla është pajisur me një buton zhbllokimi. Për ta ndezur
veglën shtypni brenda butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit. Lironi këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Këmbëza e çelësit është e pajisur me një vrimë për të
futur drynin për të kyçur veglën.
PARALAJMËRIM:
shufër ose kabllo më të vogël se 6,35 mm në
diametër. Një shufër ose kabllo më e vogël mund të
mos e bllokojë veglën siç duhet në pozicionin e fikur
dhe mund të vihet në punë pa dashje duke çuar në
lëndime personale të rënda.
Përpara se të vendosni
ASNJËHERË mos e
Mos e shtyni KURRË me
ASNJËHERË mos e
Mos përdorni dry me
Transmetimi i një vije prerjeje
KUJDES:
Llamba nuk është rezistente ndaj
shiut. Mos e lani llambën në ujë dhe mos e
përdorni në shi ose në zonë të lagësht. Një veprim
i tillë mund të shkaktojë goditje elektrike dhe tym.
KUJDES:
Mos e prekni lenten e llambës pasi
ajo është shumë e nxehtë kur është e ndezur ose
pak pasi është fikur. Kjo mund të shkaktojë djegie.
KUJDES:
Mos e prekni llambën, pasi
kjo mund të shkaktojë dëmtime ose mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e saj.
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Llamba LED transmeton dritë mbi fletën e sharrës së
rrumbullakët dhe një hije e fletës bie mbi materialin e
punës që shërben si tregues pa kalibrim i vijës së prerjes.
Shtypni butonin e llambës për të derdhur dritë. Shfaqet
një vijë në të cilën fleta do të takojë sipërfaqen e materialit
të punës, duke u thelluar ndërkohë që fleta ulet.
► Fig.28: 1. Butoni i llambës 2. Llamba 3. Vija e
prerjes
Treguesi ndihmon prerjen përmes një vije ekzistuese
prerjeje të shënuar me laps në materialin e punës.
1.
Mbajeni dorezën dhe uleni fletën e sharrës së
rrumbullakët në mënyrë që një hije e dendur e sharrës
të bjerë mbi materialin e punës.
2.
Bashkërenditni një vijë prerjeje të vizatuar mbi
materialin e punës me vijën e prerjes hije.
3.
Rregulloni këndin e prerjes me kënd dhe këndet e
prerjes së pjerrët nëse është e nevojshme.
SHËNIM: Sigurohuni që të fikni çelësin e llambës pas
përdorimit pasi duke e mbajtur ndezur konsumohet
energjia e baterisë.
SHËNIM: Drita fiket automatikisht 5 minuta pasi
përfundoni përdorimin.
Funksioni elektronik
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik për fletën. Nëse
vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë me shpejtësi
funksionimin pasi lëshohet këmbëza e çelësit, dërgojeni
veglën për shërbim te një qendër shërbimi Makita.
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Vegla ofrohet me një komandues elektronik shpejtësie, i cili
ndihmon në ruajtjen e shpejtësisë konstante të rrotullimit
të fletës, edhe nën ngarkesë. Shpejtësia konstante e
rrotullimit të fletës sjell prerje shumë të shtruar.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Ky funksion lejon ndezjen pa probleme të veglës duke
kufizuar forcën rrotulluese në ndezje.
63 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents