Stihl EVC 200 Instruction Manual page 140

Hide thumbs Also See for EVC 200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 9
Në motorin me djegie të brendshme
lejohet të kryhet vetëm ato punë
mirëmbajtjeje që përshkruhen në këto
udhëzime përdorimi, dhe të gjitha punët e
tjera duhet të kryhen nga një shitës i
specializuar. STIHL rekomandon shitësin
e specializuar të STIHL.
5. Përshkrimi i simboleve
Kujdes!
Përpara vënies në punë lexoni këto
udhëzime përdorimi.
Rrezik zjarri!
Kurrë mos e mbushni me
karburant kur motori me
djegie të brendshme është
në punë ose është shumë i
nxehtë. Benzina është një
lëndë shumë e ndezshme
dhe krijon avuj shpërthyes.
Rrezik helmimi!
Shmangni thithjen e gazeve
të shkarkimit. Gazet e
shkarkimit të motorit me
djegie të brendshme
përmbajnë monoksid
karboni helmues, si dhe
lëndë të tjera të dëmshme.
Rrezik djegieje!
Mos prekni sipërfaqet e
nxehta. Disa pjesë të motorit
me djegie të brendshme
nxehen jashtëzakonisht
shumë, në veçanti marmita
e tij.
138
Ngjitësja mbi marmitë:
Paralajmërim – Rrezik
djegieje!
Marmita dhe llamarina
mbrojtëse nxehen shumë.
Mos i prekni!
Etiketa në tirkun për mbushjen e vajit:
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Përpara vënies në punë lexoni udhëzimet
e përdorimit.
Motori me djegie të brendshme dërgohet i
pambushur me vaj motori. Kështu që
ndizeni motorin me djegie të brendshme
vetëm pasi ta keni mbushur me vaj motori.
(
6.1)
6. Përgatitja e pajisjes për
punë
6.1 Kontrolli i nivelit të vajit dhe
mbushja me vaj motori
Motori me djegie të brendshme
është projektuar të punojë me vaj motori të
zakonshëm me 4 kohë.
STIHL rekomandon përdorimin e vajrave
të motorit si më poshtë:
– SAE 30
– SAE 10W-30
Lloji i vajit përcaktohet nga temperatura e
ambientit që mbizotëron në vendin e
përdorimit të veglës së kopshtarisë STIHL:
Përdorimi në temperatura mbi 4°C:
SAE 30
Përdorimi në temperatura nën 4°C:
SAE 10W-30
Kapaciteti i vajit: 0,5 litër
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Motori me djegie të brendshme
dërgohet i pambushur me vaj
motori. Kështu që përpara vënies
në punë për herë të parë mbusheni
me vaj motori.
Mbushja më shumë ose më pak
sesa niveli i lejuar i vajit mund të
çojë në dëmtim të motorit me djegie
të brendshme.
● Vendosni veglën e kopshtarisë STIHL
mbi një sipërfaqe të rrafshët dhe fikni
motorin me djegie të brendshme.
● Lironi shufrën e matjes së nivelit (1) dhe
2
fshijeni.
● Futni shufrën e matjes së nivelit (1) në
vrimën për mbushjen me vaj – mos e
vidhosni.
Pas kësaj, nxirreni përsëri jashtë
shufrën e matjes së nivelit dhe lexoni
vizoren e matjes (2).
● Nëse nevojitet, hidhni vaj motori deri sa
të arrihet niveli maksimal i lejuar i
mbushjes. Përdorni një hinkë të
përshtatshme.
0478 983 9902 A - SQ

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents