Shqip - Philips Sonicare AirFloss Ultra Manual

Hide thumbs Also See for Sonicare AirFloss Ultra:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
98

Shqip

Hyrje
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të
përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni
produktin në www.philips.com/welcome.
Përdoreni "AirFloss" me shpëlarësin tuaj të preferuar të gojës si pjesë
e rutinës së kujdesit oral. Përveç larjes së dhëmbëve, "AirFloss"
ndihmon në reduktimin e pllakave mes dhëmbëve për të përmirësuar
shëndetin e mishrave të dhëmbëve.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara
përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mbajeni ngarkuesin larg ujit. Mos e vendosni dhe mos e ruani mbi
apo në afërsi të ujit në vaskë, legen, lavaman etj. Mos e zhytni
ngarkuesin në ujë apo lëngje të tjera. Pas pastrimit, sigurohuni që
ngarkuesi të jetë plotësisht i thatë përpara ta lidhni në prizë.
Paralajmërim
- Kordoni elektrik nuk mund të ndërrohet. Nëse kordoni elektrik
dëmtohet, hidheni ngarkuesin.
- Për të shmangur rrezikun, ndërrojeni gjithmonë ngarkuesin me një
ngarkues tjetër origjinal.
- Për të ringarkuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e llojit
HX6100 që vjen me "AirFloss Ultra".
- Nëse ndonjë pjesë e pajisjes është e dëmtuar (grykëza, doreza
dhe/ose ngarkuesi i "AirFloss Ultra"), ndaloni përdorimin e saj.
- Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servisim. Nëse
pajisja dëmtohet, kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin në
shtetin tuaj (shihni kapitullin "Garancia dhe mbështetja").
- Mos e përdorni ngarkuesin në ambiente të jashtme ose pranë
sipërfaqeve të nxehta.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë nga 8 vjeç e lart dhe nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me
mungesë përvoje e njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje. Pastrimi
dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët.
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hx8438/01

Table of Contents