Philips PerfectCare 7000 Series User Manual page 90

Hide thumbs Also See for PerfectCare 7000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Shqip
92
3 Hiqeni çelësin EASY DECALC dhe zbrazeni ujin përmes vrimës EASY DECALC.
4 Mbajeni pajisjen në pozicionin me vrimën EASY DECALC për lart dhe hidhni 500 ml ujë në vrimë
përmes një shisheje apo gote. (Fig. 20).
Shënim: Mos e mbushni vluesin me ujë direkt nga rubineti.
Shënim: Bëni kujdes me peshën e rëndë të pajisjes kur e anoni.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të parfumosur, ujë nga centrifuga, uthull, solucione antiskorie,
solucione hekurosjeje, ujë të deskoriezuar me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje
të ujit, njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
5 Mbajeni vrimën EASY DECALC për lart, rifutni çelësin EASY DECALC dhe rrotullojeni në drejtim orar
për ta shtrënguar (fig. 21).
6 Vëreni pajisjen sërish në një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të niveluar. Mbusheni depozitën e ujit
përgjysmë. Ndizeni pajisjen dhe prisni për 5 minuta.
7 Mbajeni çliruesin e avullit vazhdimisht të shtypur gjatë hekurosjes në disa lecka të trasha me lëvizje
para-mbrapa për 3 minuta (fig. 22).
Paralajmërim: Nga pllaka e poshtme del ujë i nxehtë, i papastër (rreth 100-150 ml).
8 Ndalojeni pastrimin kur të mos dalë më ujë nga pllaka e poshtme.
9 Mund të vazhdoni ta përdorni pajisjen menjëherë pas kësaj. Përndryshe hiqeni nga priza pas
përfundimit të deskorjezimit.
Vendruajtja
1 Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
Shënim: rekomandohet ta zbrazni depozitën e ujit pas çdo përdorimi.
2 Vendoseni hekurin në platformën e hekurit dhe kyçeni duke shtyrë butonin e kyçjes (fig. 23).
3 Lëreni pajisjen të thahet plotësisht.
4 Paloseni zorrën e furnizimit dhe mbështilleni brenda folesë së mbajtjes së zorrës (fig. 24).
5 Paloseni kordonin elektrik dhe lidheni me rripin "Velcro".
6 Pajisjen mund ta mbani me një dorë nga doreza e hekurit kur hekuri është i kyçur në platformën e
hekurit.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni
mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për
një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi
Nga pllaka e poshtme del
ujë i papastër, njolla të
kafta ose cifla të bardha.
Nuk ka avull ose ka pak
avull.
Shkaku
Brenda pajisjes janë krijuar skorje,
pasi nuk është deskorjezuar
rregullisht.
Keni vënë kimikate apo aditivë në
depozitën e ujit.
Pajisja nuk është ngrohur sa ç'duhet. Prisni derisa drita "hekuri gati" të
Zgjidhja
Deskorjezojeni pajisjen dhe
pllakën e poshtme (shihni
kapitullin "Pastrimi dhe
mirëmbajtja").
Mos përdorni kurrë kimikate
apo aditivë me pajisjen. Nëse
e keni bërë diçka të tillë ndiqni
procedurën në kapitullin "Pastrimi
dhe mirëmbajtja" për t'i hequr
kimikatet.
qëndrojë ndezur. Kjo merr afro 2
minuta.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Psg7028

Table of Contents